Operacioni është koduar “Martesa” në shqip, pikërisht prej dashurisë që 27-vjeçarja Napolitane Maria Giulia Sergio kish kurorëzuar në martesë me shqiptarin 27-vjeçar Aldo Kobuzi në shtator të vitit 2014. Vetëm një muaj më vonë, me largimin e çiftit në Siri nisën edhe hetimet të cilat zbuluan të gjithë bazën e qe u kontreotizuan me arrestime kete megnejs, ndersa disa prej tyre ishin gati te niseshin per ne Siri.
Në Itali u arrestuan babai i italianes, Sergio me profesion murator, me emrin e konvertuar në Islam Ibrahim, nëna e saj Assunta, motra Marianna dhe tezja e bashkëshortit të saj Aldos, Arta Kacabuni rezidente Scansano. Ndërsa në operacionin i cili u zhvillua nga policia jonë, u arrestua në Lushnjë Baki Çoku daja i të riut të martuar me xhihadisten italiane. 40-vjeçari jeton në provincën e Grossetos por ishte kthyer prej pak javesh në vendlindjen e tij, Lushnjë.
Sipas hetimeve, Maria Giulia Sergio ndodhet në Siri në mbështetje të ISIS-it me burrin e saj Aldon, nënën e këtij të fundit Donikën dhe mbesën Serjola Kobuzi.
Dy familjet ishin konvertuar myslimanë dhe dyshohet të kenë lidhje me shoqata apo organizata terroriste pasi kishin organizuar dhe një udhëtim ne Siri për tu bashkuar dhe luftuar me grupet e ISIS-it.
Italiania e shndërruar në xhihadisten “Fatima”
27-vjeçarja Maria Gulia Sergio u konvertua në islam në vitin 2009. Në shtator 2014 ajo u martua me shqiptarin Aldo Kobuzi, martesa e dytë për të renë italiane. Veçse vendosjes së shamisë, Maria ndryshoi edhe emrin në Fatima. Ndersa Aldo e ktheu ne Said.
Përgjimet/ Xhihadistja italiane: Gati të vetësakrifikohem
Hetimet morën rrjedhë edhe falë gjurmimit të komunikimit me kompjuter midis vajzës italiane dhe familjarëve të saj. Gjatë ditëve të fundit familja ka tërhequr pasaportën gjatë fazës së rinovimit çka solli dhe në përshpejtimin e operacionit për t’i arrestuar këtë mëngjes.
Maria eci shpejt drejt radikalizmit. Sipas hetimeve, e reja është shtyrë të niset së bashku me bashkëshortin e saj në Siri, për tu bashkuar me shtetin islamik dhe për të qenë pjesë e xhihadit. Rrugëtimi i çiftit drejt Sirisë është rindërtuar përmes përgjimit të aparatit të një prej koordinuesve të organizatës të “Foreign Fighters” të shtetit islamik. Përgjimi ka bërë të mundur rindërtimin e aktivitetit të klasifikimit të të huajve që vijnë nga vende të ndryshme të botës për tu bashkuar me milicinë e Kalifatit.
Policia italiane thotë se përmes përgjimeve është zbuluar ndër të tjera se vajza italiane është shprehur disa herë se “është e gatshme të vetësakrifikohet”.
Babai i xhihadistet mohoi vajzën: Nuk do luftoja në Siri
Në një reportazh të kryer nga mediat italiane për vajznë xhihadiste e cila lufton në Siri, babai i të resë ka mohuar para kamerave të ketë vajzë Maria Giulia Sergion. I pyetur nga gazetari nëse do të shkonte të luftonte në Siri, ai fillimisht është përgjigjur po, por më tej ka shtuar: Nuk i dihet. Por, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarit Danilo Ëolf, babai i Marias, Sergio thotë se nuk dënon sulmin në Paris në satiriken “Charlie Ebdo”.
( Në foto i arrestuari ne Lushnje Baki Çoku )
(Ne foto, Fatima dhe familja e saj para dhe pas konvertimit ne Islam)
Fatima- Vajza qe dilte ne televizon per te mbrojtur "shamine"
Nena e Fatimes flet per mediat italiane