TIRANE- Dy aktivistë të komunitetit LGBT-së, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj të ftuar në studion e A1 Report i thanë gazetarit Andi Kapxhiu se projekti i Avokatit të Popullit për pr/ligjin që legalizon martesën mes personave të të njëjtës gjini pritet të hartohet brenda këtij viti.
Aktivistët e LBGT-së thanë se është koha e duhur për një debat të tillë.
“Shqipëria është pjekur mjaftueshëm për të nisur një debat të tillë. Është një debat për të drejtat e njeriut. E rëndësishmne është që të bëhet sa më konstruktiv dhe të mos ketë konflikt”- thonë ata.
Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj kërkojnë të nënvizojnë se kemi të bëjmë me një debat për të drejtat e njeriut dhe nuk ka lidhje me fenë.
“Nuk bëjmë debat me fenë. Ne nuk na intereson dogma e tyre fetare. Ne kërkojmë thjesht të dashurojmë dhe të njihet ligjërisht kjo dashuri për të cilën ne investojmë çdo ditë”- tha Xheni Karaj duke shtuar se “duan apo s’duan ne jemi qytetarë të këtij vendi”
Ata e dinë se nuk do të jetë një debat i lehtë. Sa i takon qëndrimit të Mesila Dodes, deputetes së PD-së ato thanë se Doda ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe më përpara, megjithatë e ftojnë të konsultohen me eksponentët e lartë të PD-së, si ish kryeministri Sali Berisha.
“Ne jemi të përgatitur që ky nuk do të jetë një debat i lehtë. I themi të konsultohen me liderët e tyre pasi ne kemi pasur takim me Berishën. Ish kryeministri ishte i pari që hapi debatin për martesat gay dhe u shpreh shumë i hapur për këtë cështje”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Doda: Te behemi bllok ta pengojme