Martesat nën moshë, Gjonaj: Kemi
ndërmarrë nismën “Drejtësia për të Miturit”

Martesat nën moshë, Gjonaj: Kemi<br />ndërmarrë nismën “Drejtësia për të Miturit”<br>
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbajtur sot një fjalim në konferencën e organizuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Shkolla e Magjistraturës ku u prezantuan gjetjet paraprake mbi analizën e aspekteve ligjore dhe praktikën gjyqësore të martesave nën moshë në 7 Gjykata në vend (Shkodër, Kukës, Fier, Kavajë, Lezhë, Pukë dhe Tropojë) për periudhën 2011 – 2017.

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj u shpreh se “Ne shumë shpejt do të fillojmë analizën e legjislacionit procedurial e material, si atij Penal dhe Civil, duke përfshirë edhe Kodin e Familjes, si pjesë e këtij kuadri ligjor që do të rishikohet, apo do t’i nënshtrohet analizës. Kjo me synimin për të parë se ku janë problematikat në praktikë, cilat janë ndërhyrjet e rëndësishme të nevojshme për t’u adresuar, nëpërmjet ndërhyrjeve të caktuara ligjore si në Kodin e Familjes apo në të gjithë kourumin e ligjeve ku përfshihen “Për barazinë gjinore”, “Dhunën në familje” dhe “Drejtësinë për të miturit”.”

Ministrja shpjegoi më tej nismën e dikasterit të saj, për të vënë në fokus drejtësinë që ka lidhje me të miturit.

Gjithashtu, dua t’ju vë në dijeni se Ministria e Drejtësisë, së fundmi ka ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore, e një ndër to është pikërisht “Drejtësia për të Miturit”. Është shumë e rëndësishme për të kuptuar se sa bashkërisht qëndrojnë këto tema, ashtu siç janë edhe martesat e fëmijëve nën moshën e lejuar, njëherësh edhe Drejtësia për të Miturit, për sa i përket mënyrës se si trajtohen, apo se si iu afrohen garanci të miturve në një proces penal kur ata janë viktimë, dëshmitarë, apo  dhe autorë të veprave penale.

Prandaj nga kjo tryezë më lejoni të shfrytëzoj rastin për t’ju prezantuar këtë pjesë të Strategjisë të Drejtësisë për të Miturit, të cilën Ministria e Drejtësisë e ka ndërmarrë së bashku me aktorët ndërkombëtarë, si dhe në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe ministritë përkatëse që e kanë pjesë të fushës së tyre.

Gjithashtu në kuadër të barazisë gjinore, apo luftës kundër dhunës në familjes, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë, si institucion nuk është lider në këtë proces, por në bashkëpunim me Ministrinë  e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Brendshme, kanë ndërmarrë iniciativën për të hapur Zyrën e Dhunës në Familje.  Kjo Zyrë nuk ka si qëllim që të zgjidhë problematikat që vijnë nga dhuna në familje, apo për rastet e ankesave që mund për paraqiten për martesat nën moshën e lejuar, por ka si qëllim për të adresuar problematikat kryesore që evidentohen në lidhje me problemet gjinore, rastet e dhunës në familje dhe problemet e tjera,  për  t’i adresuar më pas në nivelin politik vendimmarrës. Kemi ngarkuar tre zëvendësministre, si zyrtarët përgjegjës për ta ndjekur Zyrën, për të zhvilluar takime çdo muaj me të gjithë aktorët, jo vetëm ata qeveritarë, por edhe ata të shoqërisë civile, kjo për të adresuar më pas të gjitha  problematikat që evidentohen, duke përfshirë edhe tema të tilla që janë shumë të rëndësishme dhe tejet sensitive” – u shpreh Gjonaj.

gjonaj

gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë aktivitetit të sotëm në Tiranë

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin