Tre femra që kanë ndarë shtratin me njëra-tjetrën për tre vjet, e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, në fillim të tetorit. Të treja kanë lidhur kurorë në prani të noteres Fernanda de Freitas Leitao në Rio de Janeiro dhe shumë shpejt mendojnë të rrisin edhe një fëmijë.

Të dashurat, një biznesmene dhe një dentiste, të dyja 32-vjeç dhe një menaxhere 34-vjeç, kanë qenë bashkë për 3 vite dhe duan të qëndrojnë anonime.

Këto janë treshja e parë e femrave që martohen, ndërsa një ceremoni e ngjashme është mbajtur në Sao Paolo më 2012-ën, mes një burri dhe dy grave.
martese gei
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)