Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
102/2
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.9%
-
Të gabuar
52.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 8186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve
6 Tetor, 11:46
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor, 11:45
-
Banorët e Zadrimës pa energji prej 12 orësh, shkak amortizimi i rrjetit elektrik
6 Tetor, 11:40
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
6 Tetor, 11:34
-
Aksident në Mat, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi
6 Tetor, 11:28
-
PD kaos e djegin manekinët në oborrin e Kuvendit, 2 deputetët e PDIU-së me PS votuan ligjet në seancë! Avdulla: Aleanca me Berishën inekzistente
6 Tetor, 11:21
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme? Diell vetëm të hënën, më pas vetëm shi
6 Tetor, 11:11
-
Përmbytjet në Vlorë, banorja e lagjes 'Karabash': Këtu është bërë katastrofë! Kërkuam të pastrohej kanali por askush nuk erdhi! Pamë llahtar, shyqyr që shpëtuan fëmijët
6 Tetor, 10:39
-
Vlorë, vdes në maternitet foshnja 5-ditëshe, nën hetim doktoresha
6 Tetor, 10:35
-
Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin
6 Tetor, 10:16
-
Përmbytjet në Vlorë, Banorët për Report Tv: Shkak, kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë! Ku s'kemi bërë kërkesa, por s'erdhi njeri
6 Tetor, 10:03
-
Izrael/ Netanyahu mund të godasin Iranin me ose pa SHBA! Në objektivat e IDF-së nafta dhe energjia bërthamore
6 Tetor, 09:43