Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
116/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 5909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...
7 Tetor, 15:52
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme
7 Tetor, 15:35
-
Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)
7 Tetor, 15:34
-
Artur Ajazi: Berisha si Lenini
7 Tetor, 15:28
-
Ilir Meta dhe anëtarët e PL i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha
7 Tetor, 15:15
-
Kamioni përfshihet nga flakët në Bypass-in e Fierit! Shikoni videon
7 Tetor, 15:14
-
Nis vaksinimi falas kundër gripit! 280,000 doza në të gjithë vendin
7 Tetor, 15:06
-
VIDEO VIRALE/ Nga Gërdeci te 21 Janari tek apartamentet jashtë vendit të familjes Berisha: Ja pse duhet protestuar sot
7 Tetor, 15:06
-
Përmbytjet në Vlorë, Dredha: Mund të përmirësojmë gabimet që janë bërë në 30 vite
7 Tetor, 15:00
-
Izraeli vijon sulmet, një vit nga ngjarjet e 7 tetorit! Hamas lëshon 4 raketa gjatë ceremonive përkujtimore! Netanjahu thërret urgjentisht Këshillin e Sigurisë
7 Tetor, 14:57
-
Protesta e Opozitës, Ambasada amerikane këshillon personelin: Shmangni demonstratën
7 Tetor, 14:51