Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
117/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet të nisë protesta/ Policia stacionon fikëset e zjarrit pranë kryeministrisë! Gati për të ndërhyrë
7 Tetor, 18:05
-
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
7 Tetor, 18:05
-
VIDEO/ Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 18:04
-
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
7 Tetor, 18:03
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)
7 Tetor, 17:52
-
Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD (VIDEO)
7 Tetor, 17:51
-
Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
7 Tetor, 17:41
-
VIDEO/Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
7 Tetor, 17:36
-
‘Pakti për vdekjen e Universitetit', protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 17:27
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
FOTOLAJM/ 'Lironi deputetin Salianji!' Militantët nisin të mblidhen tek selia e PD-së, shikoni çfarë ndodh
7 Tetor, 17:23