Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
134/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27.7%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51
-
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
9 Tetor, 07:49
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor, 07:45
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
9 Tetor, 07:40
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rriskuara
9 Tetor, 07:10
-
Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të papritura, horoskopi për sot
9 Tetor, 07:10
-
PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë
8 Tetor, 22:56
-
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49