Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
19/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
43%
-
Të gabuar
52.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 20716
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara
29 Shtator, 08:29
-
Zbuloni shenjat që saktifikojnë më shumë për partnerin
29 Shtator, 08:07
-
Taravari: Koha e shkurtër dhe qeveria e paqëndueshme në Bullgari, pengesa për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
29 Shtator, 07:47
-
Vrasja e Nasrallah, Irani kërkon takim urgjent në OKB! Dhjetëra sulme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban
29 Shtator, 07:21
-
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
29 Shtator, 07:18
-
Kaos dhe tensione në dashuri, por është koha për reflektim, çfarë thonë yjet për ju sot
29 Shtator, 07:09
-
Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'
28 Shtator, 22:56
-
Zbuloni shenjat e horoskopit që sakrifikojnë më shumë për partnerin
28 Shtator, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta
28 Shtator, 22:37
-
FOTOLAJM/ 'Vëllazëria pushton gjithçka', Veliaj takon Alex Soros në New York
28 Shtator, 22:14
-
'Babalja'/ Ervin Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes, do dal triumfues
28 Shtator, 21:58