Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
214/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
19.6%
-
Opozitës
76.6%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandal në Formula 1, tentativa për manipulim të garës
18 Tetor, 16:01
-
Opozita protestë para PE, Tabaku zbulon skenarët e 23 tetorit në Report Tv: Informim për situatën në Parlament! Kaosi në Kuvend ishte një shenjë revolte
18 Tetor, 16:00
-
Qëlluan me thikë 2 të mitur, arrestohen të rinjtë nga Divjaka (EMRAT)
18 Tetor, 15:59
-
Korçë/ Shisnin doza kokaine në ambiente të rinjsh, dy në pranga! 24 vjeçari ishte në masë arresti shtëpiak, kishte angazhuar 60 vjeçarin për shpërndarjen e dozave
18 Tetor, 15:58
-
Greqi/ Sekuestrohen 81 kilogramë marijuanë dhe 4,370 euro! 2 në pranga, mes tyre edhe 1 shqiptar, ishte në kërkim që prej 2018-ës
18 Tetor, 15:43
-
Zbardhet dëshmia në gjyq e motrave Berisha: U provokuam! Kërkoj mëshirë, kam një fëmijë! Avokatja e Marielës: E gatshme ta ndihmojë Klean financiarisht për rehabilitimin e dëmeve fizike
18 Tetor, 15:39
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor, 15:35
-
Skrapar/ Iu gjet në banesë 6.4 kg kanabis dhe 1 armë zjarri, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Tetor, 15:12
-
Biden në Berlin/ Kancelari gjerman: Falë jush, Putini ka dështuar
18 Tetor, 15:09
-
Martin Leka për sondazhin e Report TV: Më duket realist! Opozitës i duhet kauzë që të mundë Ramën dhe ajo s’është Sali Berisha! Radikalizohen se s’kanë mbështetje në popull
18 Tetor, 15:08
-
Edon Zhegrova 'në majën' e Evropës, dribluesi më i mirë në Champions League
18 Tetor, 15:03
-
Fermerët e Maliqit dyfishojnë çmimin e fasules: Këtë vit nuk morëm prodhim për shkak të motit të nxehtë! Shitet me shumicë 600 lek për kg
18 Tetor, 15:01