Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
215/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.1%
-
Opozitës
76%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 1850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'PD nuk përfaqëson më askënd', Kulluri në 'Studio Live': Vitin tjetër do dalin më keq se në 14 maj! Humbja e bastioneve ishte refuzim ndaj Berishës
18 Tetor, 18:05
-
Vokshi kërkoi përjashtimin e Ndrecës, Metajt dhe Braçes pas përplajes tek Hetimori i Shëndetësisë, Etika nuk merr parasysh kërkesën
18 Tetor, 18:04
-
‘Spërkati’ me lëng deputetët, Hoti përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi! Edhe Doda ‘ndëshkohet’ me 10 ditë, mblodhi karriget në Foltore (DOKUMENTI)
18 Tetor, 17:50
-
Rutte: Do të punojmë që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të mbajtur mjedis të sigurt në Kosovë
18 Tetor, 17:39
-
'Një maskara preku deputeten e PD-së', Dash Sula nxehet keq me gardistin: Skenë e turpshme ndaj koleges, gjithë shoqëria duhet të reagonte
18 Tetor, 17:25
-
Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën, reagon Klea Prenga: Jeni në gjyq në Itali për tentativë vrasje (VIDEO)
18 Tetor, 17:21
-
Frrok Çupi: Psikopat, manipulues turmash, por thotë se ‘fiton kundër Amerikës’
18 Tetor, 17:10
-
Botoks kontrabandë, ekspertët në ‘Përballje’: Institucionet dështuan! Softa: Edhe stomatologu e ofron si shërbim! Mjekja: Pasoja të rënda nëse injektohet nga të paspecializuar
18 Tetor, 17:07
-
Çelja e negociatave/ Rektorët tryezë në Kuvend: Mos prodhoni ligje korruptive, të gjejmë zgjidhje për degët e mësuesisë! Studentët e huaj po ikin
18 Tetor, 16:59
-
Begaj dhe presidenti italian në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe
18 Tetor, 16:49
-
Ferrari prezanton supermakinën e radhës, Maranello: F80 kapitull i ri në historinë tonë! Vetëm 799 prodhime në gjithë botën
18 Tetor, 16:45
-
Vlorë, zbulohet skulptura antike në parkun arkeologjik të Amantias
18 Tetor, 16:37