Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
78/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.6%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 15217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kulaç me rozmarinë nga zonja Albana
4 Tetor, 11:02
-
LIVE/ Publikoi listën për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, Sylvinho del para mediave: Bare i dëmtuar, kam besim te Abrashi (VIDEO)
4 Tetor, 10:59
-
Nis në Teheran ceremonia për Nasrallah, i pranishëm dhe Ali Khamenei! Burimet: Lideri i Hezbollahut u ‘varros përkohësisht’, shkak frika nga sulmi i Izraelit
4 Tetor, 10:49
-
Risia e Sylvinhos, kush është Adrion Pajaziti! Dy vite më parë u largua nga Kosova, në pronësi të Fulham
4 Tetor, 10:49
-
Eminem së shpejti do të bëhet gjysh, e zbuloi në një mënyrë tejet të veçantë
4 Tetor, 10:42
-
Ben Blushi: Vetëvrasja e Iranit
4 Tetor, 10:31
-
VIDEO/ Moti i keq në vend, Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët
4 Tetor, 10:28
-
Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi! Kapiteni i U-21 me ekipin e parë, mungon Manaj
4 Tetor, 10:13
-
Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)
4 Tetor, 10:09
-
U operua për hernie inguinale te QSUT, del 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale kryeministri Edi Rama
4 Tetor, 10:01
-
Pse ndiheni keq në vjeshtë? Disa këshilla për të luftuar ankthin e stinës
4 Tetor, 09:59
-
Lufta Rusi-Ukrainë/ Kievi akuzon Moskën për krime lufte, shfaq një video masakre: Rusët qëlluan 16 të burgosur të sapokapur!
4 Tetor, 09:46