Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
79/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
54.9%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 15532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vodhi telefonin e babait, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
4 Tetor, 12:55
-
Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga
4 Tetor, 12:53
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor, 12:48
-
Ndrea Prendi: Sapo të kalohet gardhi me tela hapni zjarr luftarak! Publikohet audiopërgjimi me fakte të rënda për ‘21 janarin’! (AUDIO)
4 Tetor, 12:44
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39
-
Në tre ditë dhe në një orar, kalendari i javës së tetë në Superligë! 'Shtegton' Vllaznia
4 Tetor, 12:38
-
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në terren
4 Tetor, 12:38
-
Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!
4 Tetor, 12:32
-
VIDEOLAJM/ Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’
4 Tetor, 12:28
-
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen
4 Tetor, 12:13
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin! Ja kur do jetë kulmi i stuhisë, Gjoni: Qarqet e rrezikuara
4 Tetor, 12:08