Martohet Hana Cakuli,
dasëm alla shqiptare FOTO

Martohet Hana Cakuli,<br />dasëm alla shqiptare  FOTO
Këngëtarja Hana Cakuli i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në fund të sezonit veror me një djalë me origjinë shqiptare që jeton në Gjermani. Ashtu siç pati premtuar, edhe pse prej kohësh ajo jeton në Gjermani, Hana ka zgjedhur pikërisht Ulqinin dhe Prishtinën për të realizuar ceremoninë martesore.



Ka qenë pikërisht këngëtarja Cakuli, e cila dje ka bërë publike një set fotografik të martesës në Ulqin dhe celebrimit në Prishtinë. Siç shihet edhe nga fotot, Hana kishte zgjedhur traditën shqiptare për të kremtuar këtë ceremoni që ajo prej kohësh e kishte pritur.



Në natën e dasmës, një surprizë ka qenë zëri i këngëtares Hana Cakuli, e cila përshëndeti të gjithë të pranishmit me disa këngë të trevave shqiptare. Hana Cakuli, për shumë vite ka punuar dhe jetuar në Kosovë. Ndërsa në Ulqin shumë kohë është marrë me prezantime të emisioneve në radio. Kujtojmë se paraqitja e saj e fundit në Shqipëri, ka qenë më këngën “natën” në “Top Fest 3”.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)