Mary McBride dhe grupi i
saj performojnë në Tiranë

Mary McBride dhe grupi i<br />saj performojnë në Tiranë
Mary McBride dhe grupi i saj janë rikthyer në Tiranë me turneun e tyre ndërkombëtar “Home”. Ky tur i kushtohet personave me aftësi të kufizuara.
Atmosfera ishte shumë entuziaste mes të rinjeve që duartrokisnin grupin.

Këngëtarja me grupin interpretuan live për të ftuar të ndryshëm në Qendrën Kulturore Tulla, pranë stadiumit Dinamo, ku dhjetëra të rinj ishin mbledhur për të dëgjuar këngëtaren amerikane e cila ndodhet në Shqipëri për herë të dytë. Herën e para ka performuar në vitin 2012. Mary McBride ka performuar në Shqipëri për komunitetin rom, nesër do të performojë për gratë e burgut.

Të rinjtë por dhe qytetarë të tjerë kanë shijuar ritmet e muzikës Jazz dhe Blues të grupit të Mary McBride.

Grupi Mary McBride performoi disa nga këngët e tyre më të njohura ‘’ No One's Gonna Love You Like Me‘’, "Do I Ever Cross Your Mind" , ‘’Because of Us’’ etj.

Eventi pati dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Grupi do të largohet te shtunën nga Shqiperia për të vazhduar turin e tij në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin