MAS çel aplikimet për provimet e
Maturës Shtetërore, sesioni i dytë

MAS çel aplikimet për provimet e<br />Maturës Shtetërore, sesioni i dytë
Ministria e Arsimit dhe Sporteve informon se çeljen e aplikimeve për provimet e Maturës Shtetërore (sesioni i dytë) dhe për plotësimin e formularëve A1Z.

Sipas zv/Ministres së Arsimit, Nora Malaj, e cila doli në një deklaratë për shyp u bë me dije se  në provimet e Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët/kandidatët që rezultuan mbetës në një apo më shumë provime të MSH, sesioni i parë. Në këtë rast nuk do të jetë i nevojshëm polotësimi i formularit A1Z, pasi nxënësi figuron në sistem. Po ashtu kanë mundësi aplikimi ata nxënës, që kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2015, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar formularin A1Z (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve). Si dhe ata nxënës, që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në MAS (në këtë rast kandidatët duhet të plotësojnë Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve ose shkollës që i cakton DAR/ZA, e vendbanimit).

Zv/Ministrja Malaj informoi gjithashtu dhe dokumentacionin që nevojitet dhe rruga për të aplikuar.  “Procedura e rregjistrimit dhe dhënies së provimeve për sesionin e dytë do të jetë nga data 26-30 gusht 2015. Të gjithë kandidatët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për provimet e maturës 2015, do të plotësojnë on-line Formularin A1Z pranë DAR/ZA-ve”, tha Malaj, e cila sqaroi dhe datat e provimeve.

Datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të sesionit të dytë janë
01 shtator 2015           Gjuhë e huaj
03 shtator 2015           Gjuhë shqipe dhe letërsi
07 shtator 2015           Matematikë
11 shtator 2015           Lëndët me zgjedhje

SHIFRAT PËR PROVIMET E ARSIMIT BAZË JANË:
Gjuhë e huaj (anglisht, frengjisht, italisht dhe gjermanisht): 1661
Gjuhë shqipe: 2107 (29 gusht)
Matematikë: 2887 (31 gusht) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi