/ATSH-Z.Tosku/- Falë nënshkrimit të marreveshjes së Ministrise se Arsimit dhe Sportit (MAS) me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, rreth 16 mijë mësues do të trajnohen në 5 vitet e ardhshme në mbështetje të zbatimit të kurrikulës së re të "Qytetarisë".
Pas neshkrimit te marreveshjes me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, ministrja Lindita Nikolla ndër të tjera ka theksuar rëndësinë për arsimin shqiptar të kësaj marrëveshje.
Sipas saj, në përfundim të zbatimit me sukses të kësaj marrëveshjeje në vitin e 5-të, programi i lëndës "Qytetaria" (Edukata Qytetare), përfshirë dimensionin ekonomik me kapitujt nga "Junior Achievement", qe do të jetë pjesë integrale e kurrikulës së re dhe sistemit të arsimit bazë, duke rritur kështu cilësinë e arsimimit për rreth 400 mijë nxënës në arsimin bazë.
"Nëpërmjet këtij moduli, synojmë që nxënësit shqiptarë të fitojnë njohuri financiare dhe ekonomike dhe të zhvillojnë aftësi për sipërmarrje dhe gatishmëri për punë.
Njohuri dhe aftësi, të cilat i duhen më së shumti sot angazhimit tonë për një zhvillim sa më të mirë e të qëndrueshëm ekonomik, por edhe për t'u përshtatur sa më denjësisht nevojave të tregut të punës dhe kërkesave që janë prioritet kombëtare", theksoi ajo.
Më tëj, Nikolla shtoi se "qeveria shqiptare e sheh zhvillimin e sipërmarrjes private në vend si një forcë lëvizëse kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë".
/Shqiptarja.com