MAS: PD keqinformon, proces
transparent për prodhimin e regjistrave

MAS: PD keqinformon, proces<br />transparent për prodhimin e regjistrave
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike se është favorizuar  një shtëpi botuese duke i dhënë të drejtën e prodhimit të regjistrave shkollorë.

Sipas MAS prej disa ditësh Drejtoritë Arsimore Rajonale në gjithë vendin janë duke tërhequr regjistrat dhe shkollave nuk u ka munguar dhe nuk do t’u mungojë asgjë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Regjistrat e rinj pasqyrojnë në format sistemin e ri të vlerësimit të nxënësve të aplikuar për herë të parë këtë vit të shkollor.

“Kompania fituese e prokurimit “Blerje regjistra shkollor për sistemin arsimor parauniversitar”, “ILAR’’ sh.p.k me administrator  Ilir Lleshi ka fituar prokurimin e këtyre mallrave përkatësisht edhe në vitet 2010, 2012, 2013.”-thuhet në komunikatën e MAS.

Më tej MAS shton se “Se për cilat interesa klienteliste bëhet fjalë e di vetëm PD dhe ministrat që kanë drejtuar më parë këtë ministri. Sot mund të thotë me krenari se ka realizuar procese transparente tenderimi të cilat i fiton operatori konkurrues që plotëson të gjitha kriteret.”

Në deklaratë theksohet se PD keqinformon edhe kur thotë se regjistrat do paguhen nga shkollat, ndërkohë që si edhe në vitet kur ka qeverisur PD regjistrat nuk shiten, por i ofrohen pa pagesë çdo shkolle publike në vend.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim