Ndërkohë që MAS thotë se janë me qindra aplikime të tjera, të cilat po shqyrtohen nga Komsioni i Njohjes së Diplomave. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komsioni i cili përcakton nëse njihet ose jo diploma.
Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo çertifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet: Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi, kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: Formatin e aplikimit të plotësuar, diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit, listën e notave ose suplementin e diplomës, dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Mandatpagesën.
Lista e diplomave të njësuara
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com