MAS publikon udhëzimin për tekste të reja shkollore për klasat I-VI

/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Arsimit ka hapursot konkursin për tekstet e reja shkollore për vitin 2015-2016.
Sipas udhëzimit të MAS thuhet se  "për vitin shkollor 2015-2016, shpallet konkursi për: Tekstet e klasës së parë të arsimit fillor: Matematikë, Dituri natyre, Edukim për shoqërinë, Edukim fizik. Tekstet e klasës së gjashtë të arsimit të mesëm të ulët: Gjuhë shqipe, Gjuhë e huaj e parë, Gjuhë e huaj e dytë, Matematikë, Fizikë, Biologji, Qytetari, Histori, Gjeografi, Muzikë, Art pamor, Edukim fizik, Teknologji, TIK, si edhe tekstet e historisë së Shqipërisë: Histori 4, Histori e shqiptarëve 9, Histori e shqiptarëve 12". Pra, kërkohen libra të rinj për tekstet e klasës së parë dhe të gjashtë.
Ndërkaq, dorëzimi i i teksteve shkollore është bërë më datë 18 qershor ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më datë 30 qershor.
Sa i përket, lidhjes së kontratave midis Ministrisë së Arsimit dhe Shtëpisë Botuese do të mund të bëhet në datën 10 korrik dhe shpërndarja në datat 1-14 shtator në shkolla.
Çdo shtëpi botuese ose distributor ka të drejtë të marrë pjesë në konkursin për tekstet shkollore të reja, nëse e ushtron veprimtarinë e saj/tij në përputhje me legjislacionin në fuqi; Nuk pranohet pjesëmarrja në konkurs e shtëpive botuese që kanë shkelur kontratën e nënshkruar me MAS-in. Punonjësit e MAS-it dhe të institucioneve të varësisë, si dhe recensuesit, nuk mund të jenë autorë teksti, botues, pronarë shtypshkronje, që merr pjesë në procesin e hartimit të tekstevepër vitin shkollor 2015-2016.
Shtëpitë botuese duhet të shmangin çdo konflikt interesi të dukshëm apo të fshehur sipas legjislacionit në fuqi.
Për sa i takon çmimit të një libri, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit është vetë botuesi ai që propozon çmimin e tekstit shkollor të ri që paraqet në konkurs, ndërsa MAS ajo që vlerëson çmimin e propozuar dhe vendos çmimin për çdo tekst shkollor që do të miratohen për përdorim në institucionin arsimor.
Sipas të dhënave të deritanishme, tekstet shkollore që do të merren nga jashtë, do të jenë kryesisht ato me profil shkencor, si: matematikë, fizikë, kimi, biologji, ndërsa ato me profil shoqëror si: histori, gjeografi, letërsi, gjuhë, do të hartohen nga autorë shqiptarë  në përputhje me kurrikulat e reja.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal