Masa kundër 'spiunëve', por Brazilit i rrjedh formacioni titullar

Masa kundër 'spiunëve', por Brazilit i rrjedh formacioni titullar

Ekipi i Brazilit ne stervitje

Formacioni startues i Brazilit për ndeshjen kundër Zvicrës  është zbuluar nga një mik i Gabriel Jesus, pavarësisht mundit të trajnerit për të luftuar spiunët.

Trajneri Tite u tha gazetarëve që ato kishin vetëm 15 minuta kohë për të parë seancën e tyre stërvitore përpara se t’u kërkohej që të largoheshin.

Vetëm miqtë dhe familjarët e lojtarëve lejoheshin që të qëndronin. Pavarësisht kësaj, ky vendim rezultoi një dështim, pasi një mik i Manchester City postoi një video të seancës stërvitore në instagram.

Imazhet tregonin ushtrime mes Neymar, Jesus, Ëillian, Coutinho, Paulinho dhe Marcelo.  Ajo video u fshi menjëherë, por dëmi ishte bërë tani.

Brazili favorit - Është thënë që formacioni startues do të jetë i njëjti formacion që nisi në fitoren 3-0 me Austrinë dhe treguesi më i qartë është se Tite beson se e ka gjetur anën e tij më të mirë.

Kjo do të thotë se Brazili do të startojë me Alisson, Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro, Paulinho, Coutinho, Ëillian, Neymar dhe Jesus në ndeshjen me Zvicrën në 17 Qershor.

Trajneri ishte shumë i shqetësuar që ekipet do t’i zbulonin taktikat e tij, saqë u dha detyrë 3 burrave që të qëndronin në çatinë e ndërtesës afër vëndit ku bëhet stërvitja për të evituar ardhjen e ndonjë droni.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore