Ashpërsohen masat në prag të festave të fundvitit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi pas 19 dhjetorit, përfshihen edhe shqiptarët

Ashpërsohen masat në prag të festave të fundvitit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi pas 19 dhjetorit, përfshihen edhe shqiptarët

Foto ilustruese

Greqia ka vendosur ditën e sotme masa te reja anti-COVID në prag të festave të fundvitit, kohë kur edhe udhëtimet janë më të shpeshta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, ata që do të hyjnë në territorin grek nga 19 dhjetori, përfshirë edhe shqiptarët, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.

Sipas raportimeve, këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e dielë në orën 06:00. Ky vendim i qeverisë greke, prek jo pak shqiptarët pasi kanë shumë lidhje me vendin fqinj, punojnë, kanë të afërm ku mund të kalojnë festat e fundvitit dhe jo vetëm dhe me rregullat e reja, shtohen kostot.

Ky vendim i autoriteteve greke lidhet me përhapjen e variantit 'Omicron' të koronavirusit i cili po kërcënon të gjithë botën. Greqia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 4,801 raste të reja me koronavirus dhe 77 viktima si pasojë e tij.

Deri më tani vetëm në Britaninë e Madhe shifrat e infektimeve janë dyfishuar që prej shfaqjes së këtij varianti të ri. Kujtojmë se në Britaninë e Madhe është shënuar edhe viktima e parë nga varianti ‘Omicron’ i koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet

Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T'i konsolidojmë rezultatet