ITALI - Një masakër me autor një shqiptar 41 vjec ka tronditur në orët e para të mëngjesit Italinë.

Rino Bega ka vrarë ish-bashkëshorten Rolisa Montana, ish-vjehrrën e tij si dhe më pas veten në zonën e Rovigos pranë Bolonjës.

Sipas policisë italiane, shqiptari nuk donte ta pranonte divorcin nga bashkëshortja, ndërsa një fakt tjetër që e shqetësonte autorin e masakrës ishte se ish-gruaja Rosica nuk e linte të takonte fëmijët.

femije

Mbremjen e djeshme, Rino Bega kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të takuar fëmijët, por kjo kërkesë është shoqëruar me debate, e më pas me tragjedi.

banesa

Vëllai 17-vjecar i shtetases Rosica Montana ka njoftuar pasi është përshkallëzuar debate, por për fat të keq, ngjarja nuk ka mundur të parandalohet.

Sipas policisë, dy djemtë e ciftit, 2 dhe 11 vjeç si dhe vëllai i ish-bashkëshortes së shqiptarit, nuk kanë pësuar asgjë.

carabinieri

ambulanca
policia


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)