TIRANE - Prej gushtit 2012, me dhjetëra pemë janë prerë dhe oborri është zhveshur, duke e lënë selinë e presidencës së republikës së Shqipërisë, një godinë të vetmuar. Me dhjetëra punëtorë janë angazhuar prej katër muajsh në shkatërrimin e oborrit gjigand të selisë së presidencës që daton prej viteve ‘50, për të ndërtuar aty një lulishte që presidenti Nishani do ta prezantojë për publikun me rastin e festës së 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Prej muajit gusht, vetëm një javë pas betimit të Bujar Nishanit si president i Republikës së Shqipërisë, në 24 korrik, punonjës së ndërmarrjes së gjelbërimit, nisën prerjen e pemëve që prej dekadash jeshilonin selinë e presidencës së republikës së Shqipërisë. Pemët e larta u prenë ditën dhe natën dhe u transportuan në disa zona të kodrave të Liqenit Artificial të Tiranë. Prej tetorit në lojë është futur ushtria dhe mjetet e saj logjistike, të cilat sollën me makina ushtarake disa pemë gjigande për t'i vënë në oborrrin e shkretuar të presidencës.
Gjithë shndërrimi i presidencës është munduar të mbahet jashtë syve të publikut, edhe pse aty punohet ditë-natë për të krijuar lulishten për të cilën lajmëroi vetë presidenti Nishani në një intervistë televizive, dy muaj më parë, duke e specifikuar si dhuratë për 28 nëntorin 2012.
Në derën qendrore dhe atë anësore të presidencës u vunë beze që të pengonin depër¬timin e vështrimeve të syve kureshtarë. Gazetarët dhe fotoreporterët që tentuan të merrnin foto nga brenda u dëbuan nga rojet e Gardës, ndërsa u porositën edhe pronarët dhe rojet e pallateve përreth selisë së presidencës që të mos lejonin fotografimin e punës që kryhet aty brenda.
Shqiptarja.com sjell sot disa foto të tregojnë disa prej pamjeve të lulishtes së shkretuar, ndërsa nuk mund të fotografohet pjesa e përparme e selisë së presidencës. Aty është shkatërruar gjithçka, nga pllakat e oborrit, deri te ligustrat vertikale katër metroshe, në një seksion pranë portës qendrore të presidencës. Në vend të saj aty është vënë një beze kamuflazhi që pengon të shihet pjesa e prerë e ligustrave 60-vjeçare, të cilat i kanë dhënë një pamje solemne dhe antike rrethimit të selisë.
Punëtorët në këtë zonë po veshin me pllaka të bardha kolonat e betonta, ndërsa po me pllaka të bardha po vishet edhe pjesa e brendshme, deri te oborri.
Për të kryer punimet e paplanifikuara në selinë e presidencës, qeveria dha me urdhra të veçantë, duke marrë fonde nga fondi rezervë i qeverisë rreth 600 milionë lekë të vjetra, zyrtarisht për rehabilitimin e vilës numër 4 te Pallati i Brigadave dhe për shpenzime korrente, pra për paga dhe financime të tjera operative.
LARGOHET STAFI I TOPIT, IKEN DHE FSHESARJA, DREJTORI: MU DREJTONI "DOKTOR"
Tashmë edhe fshesarja e trashëguar nga stafi i ish-presidentit Topi është larguar nga puna në presidencë. Reforma e administratës së re të presidentit Nishani ka qenë edhe më e thellë se në rastin e prerjes së pemëve të trashëguara nga koha e bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Stafi politik u largua më 25 korrik, një ditë pas shpalljes së presidentit. Të parët ikën këshilltarët juridikë Spiro Peçi e Artur Metani, ish ministri Cikuli, Sekretari i Përgjithshëm Afrim Krasniqi, Aleksandër Flloko, Sekretar i Përgjithshëm. U larguan edhe dy sekretarët e presidentit, shefat dhe drejtorët e sektorëve. Menjëherë janë larguar edhe rojet e sigurimit, si dalja në lirim dhe shërbimi i shefit të grupit të shoqërimit të Presidentit Fran Kaçorri, që për shumë vite ka qenë me shërbim në Gardë. Kolonel Kaçorri, u shkarkua mëngjesin e 25 korrikut, një ditë pas ardhjes së Nishanit në zyrat e Presidentit të Republikës. Për të arritur deri te pastruesja e presidencës, e punësuar prej vitesh në këtë institucion, prej shumë vitesh, e cila nuk ka pasur asnjë lidhje me ndryshimet politike në seli.
Për tua bërë të padurueshme vijimin e punës atyre që nuk iu bindën urdhrave për të dhënë dorëheqje vullnetarisht, stafi i ri i presidencës bëri dublimin e punonjësve, duke vënë një organikë të shtuar, me punonjës të rinj, që rrinin gjithë ditën kafeve rrotull presidencës.
Një ish-punonjëse e administratës i tha gazetës "Shqiptarja.com" se metodat e përdorura për t'i larguar nga puna ishin në kundërshtim me ligjin për statusin e nëpunësit civil, por askush nuk denjonte ta shikonte ligjin. Drejtori i kabinetit, Bardh Spahia, mësohet t'u ketë thënë tesktualisht nëpunësve të administratës së trashëguar nga Topi se nuk mund t'i tregonin ligjet, sepse ai i njihte mjaft mirë ato. I ardhur nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë, djali i ish-zyrtarit të ndjerë të PD-së Ali Spahia, madje nuk pranonte as t'i drejtoheshin me "Zoti Spahia". "Më thërrisni doktor, dhe jo drejtor, apo zoti Spahia".
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH: VOTONI NE Shqiptarja.com - Si i konsideroni ndryshimet që Bujar Nishani po bën në Presidencë?