Nga homazhet në Gërdec për 26 personat që u vranë në fabrikën e demontimit të armëve, një prej familjarëve të viktimave i bën thirrje SPAK të çojë deri në fund hetimet. Ai tregon për Report Tv se në shpërthimin e fabrikës në Gërdec, humbi bashkëshorten, e cila la pas dy fëmijë, por ende sot drejtësia nuk është vënë në vend.

“Humba bashkëshorten time. Jo akoma nuk është vendosur drejtësi, kush është fajtor, a është gjetur fajtori. Jeta është e njëjtë, bashkëshortja la pas 2 fëmijë. SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve”, tha një prej familjarëve të viktimave.


Lajmi kryesor:

'Gërdeci' i pandëshkuar/ Familjarët shpresë te SPAK për drejtësi: Mediu tallet me viktimat! Geraldo Durda: Provat janë aty, të shkohet deri te Shkëlzen Berisha