Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu në SPAK

Është shtyrë për në 6 mars seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për masakrën e Gërdecit. Gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhej në një aktivitet në Gjykatën Kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin paraqitur 4 dëshmitarë, bashkëpandehur.

Në procesin për masakrën e Gërdecit më 6 shkurt, GJKKO kërkoi të zbardhet e vërteta e faksit ‘Për Shkëlzen Berishën’ të dalë nga zyra e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçit në kohën kur vendosej për demontimin e armëve në Gërdec. Gjykata ka urdhëruar policinë të gjejë ish-sekretaren e ish-ministrit të Drejtësisë, Anjola Agolli, e cila është dëshmitare në procesin Gërdeci.

Agolli në dëshminë e saj dhënë më herët prokurorëve implikoi direkt Shkëlzen Berishën, në demontimin e armëve në Gërdec. Agolli ka pranuar se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se “Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin…” Dëshmia e saj në GJKKO konsiderohet kyçe, ndërsa ende nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj.

Ndërkohë gjykata në seancën përsëriti thirrjen për Luan Hoxhën, Dritan Minxollin dhe Mihal Delijorgjin të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.

Seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve në Masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, është vendosur të mbahet më 6 mars.

    M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot