Feruzan, Zamira Durda dhe Fatmir Mediu

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në sallën e gjyqit për maskrën e Grëdecit jo vetëm që ka sulmuar familjen Durda dhe kërkuan largimin e tyre nga salla, por u përfshi edhe një e episod të turpshëm, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjojnë, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë.

Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa.

Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.

Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç