Masakra e Gërdecit, tjetër favorizim për miqtë e Shkëlzenit! Mediu urdhëroi MEICO-n të dorëzonte edhe municione që s'ishin hequr nga përdorimi, mes tyre dhe të kalibrit të madh

Masakra e Gërdecit, tjetër favorizim për miqtë e Shkëlzenit! Mediu urdhëroi MEICO-n të dorëzonte edhe municione që s'ishin hequr nga përdorimi, mes tyre dhe të kalibrit të madh

1712652472_fatmirmediu.jpg

Sasia e municioneve e urdhëruar për tu dorëzuar për demontim në Gërdec ishte më e madhe se sasia e municioneve e kategorizuar për çmontim. Jo vetëm kaq, me urdhrin e firmosur më 07 shkurt 2007 është urdhëruar dorëzimi për shitje dhe çmontim i municioneve i kalibrave 100 mm të cilat janë municione të kalibrit më të madh.

 Këta janë favorizimet e tjera të bëra nga qeveria Berisha për kompaninë e demontimit të municioneve në Gërdec shpërthimi 15 marsit 2008 i mori jetën 26 personave dhe qindra u plagosën.  E vërteton dhe akt ekspertimi ushtarak sipas të cilit dorëzimi i këtyre municioneve në fakt, më tepër se ato të hequra nga përdorimi, është kryer në zbatim të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes.

SPAK depozitoi sot në GJKKO këtë akt ekspertimin ushtarak.  

Në zbatim të ligjit nr.8671 datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e omandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë", neni 14 i ëtij ligji, të V.K.M nr.617 datë 04.12.2002 "Për heqjen nga armatimi dhe përdorimi të një një pjese të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura dhe për asgjësimin ose çmontimin The shitjen e tyre", është autorizuar heqja nga armatimi i sasisë prej 110,000 ton municione.

Sasia e municioneve të kategorizuara për shitje për demontim me vendimin nr.7 datë 1.11.2007 të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit sipas lidhjes nr.2 bashkëngjitur këtij vendimi (shtimje të kalibrit 23-152 mm) është me e madhe sesa sasia e municioneve të hequra nga përdorimi në zbatim të V.K.M nr.617 datë 04.12.2002. 

Duke krahasuar sasitë dhe llojet e municioneve të kategorizuara me vendimet .1 datë 04.04.2007 dhe nr.7 datë 01.11.2007 të Komisionit të Kategorizimit, me sasitë e municioneve për të cilat është urdhëruar dorëzimi ndërmarrjes Meico sipas urdhërave të ministrit të Mbrojtjes nr.550 datë 25.04.2007, nr.1208 datë 19.07.2007, nr.1300 datë 07.08.2007 he nr.2044 datë 07.02.2007, rezulton se sasia e municioneve e urdhëruar për tu dorëzuar është më e madhe se sasia e municioneve e kategorizuar për çmontim (municionet me mërtimet 2056-57; 2057/1,2; 2115-22 të urdhëruar me urdhërat nr.1300 date 07.08.2007 dhe 2044 datë 07.02.2007)

Po kështu, sipas aktit të ekspertimit rezulton se për tre lloje municioni është urdhëruar dorëzimi në ndërmarrjen Meico me urdhërin nr.1208 datë 19.07.2007, pa pasur më parë vendim për kategorizimin e tyre (municionet me emërtimet 2227; PN; 2087-96). Për municionet e dorëzuara që nuk janë kategorizuar, rrjedhimisht nuk është caktuar çmimi i re nga komisioni i miratimit të çmimeve.

Dorëzimi i këtyre municioneve në fakt, më tepër se ato të hequra nga përdorimi, është kryer në zbatim të urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr.2044 datë 07.02.2007, përveç vetëm një emërtimi municioni (2127-28) që është dorëzuar pa ndonjë urdhër të Ministrit të Mbrojtjes.

Po kështu ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, pra Fatmir Mediu i cili aktualisht është i pandehur nuk parashikoi shpenzimet e transportit të municioneve dhe as se kush do i përballonte këto shpenzime. Sipas akt ekspertimit dëmi financiar që iu shkaktua shtetit ishte 59 mln lekë.

"Në urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes nr.550 datë 25.04.2007, nr.1208 datë .07.2007, nr.1300 date 07.08.2007, rezulton se në asnjë rast nuk janë parashikuar shpenzimet e transportit të municioneve dhe nuk është përcaktuar se nga cili subjekt do të përballoheshin shpenzimet e transportit. Ndërsa me urdhërin e Ministrit Mbrojtjes nr.2044 atë 07.02.2007 është përcaktuar që shpenzimet e transportit duhet të përballohen nga ndërmarrja Meico. Në asnjë rast nuk është përcaktuar që shpenzimet e transportit të përballohen nga shoqëritë tregtare SAC inc dhe Albademil sh.p.k'

Një tjetër fakt që evidenton akti i ekspertimit ushtarak është se me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes  u urdhërua dorëzimi për shitje dhe çmontim i municioneve të kalibrit të madh

Në aktin e ekspertimit tekniko ushtarak është arritur në përfundimin se, me udhrin e Ministrit të Mbrojtjes nr.2044 datë 07.02.2007 është urdhëruar dorëzimi ndaj ndërmarrjes Meico për shitje dhe çmontim i municioneve i kalibrave 100 mm deri në 152 n, të cilat janë municione të kalibrit më të madh se 70 mm, që konsiderohen si municione kalibrit të madh, në tejkalim të V.K.M nr.138 datë 14.03.2007, kreu IV, pika (1), në të cilën është parashikuar shitja për çmontim të municioneve vetëm për llojet e municioneve të kalibrit të vogël. Sasitë dhe llojet e municioneve të kalibrit të madh që janë dorëzuar për demontim janë pasqyruar në aktin e ekspertimit në një tabelë veçantë'

Po kështu Sipas aktit të ekspertimit teknik magazinat e municioneve në Gërdec duhet të ishin liçensuar si depo (magazinë) municioni, para se në to të magazinohej sasia e nicionit dhe nënprodukteve të tyre, ku nga gjithë dokumentacioni rezulton se nuk është bërë ndonjë liçensim i depove të municionit.


Lajmi kryesor:

Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë