Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $

TIRANE- Favorizimi që qeveria e atëhershme e Sali Berishës bëri për demontimin e municioneve në Gërdec nuk ka qenë vetëm përzgjedhja e kompanisë amerikane SAC, e lidhur me Shkëlzen Berishën, por dhe tek përcaktimi i çmimit qesharak të shitjes së fishekëve që duhej të çmontoheshin. Kjo gjë i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar miliona dollarë. Për herë të parë ky fakt vërtetohet nga një ekspertizë financiare që SPAK depozitoi sot si provë shkresore në gjyqin ku i pandehur është Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec më 15 mars 2008

Shqiptarja.com dhe Report Tv e disponon këtë akt ekspertimin financiar ku konstatohet se çmimi i municioneve për demontimin është vendosur ai i ofruar nga kompania amerikane SAC, përfaqësues i të cilës ishte shoku për kokë i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarin. Ndërsa Komisioni i Miratimit të Çmimeve nuk ka kryer asnjë llogaritje. Nëse do të bëhej një përllogaritje e saktë atëherë nga shitja e municioneve për qëllime demontimi shteti do të fitonte 8.6 mln dollarë, që në këtë rast kanë shkuar në xhepat e organizatorëve të kësaj masakre

“ Për sa i përket llogaritjes së çmimit të shitjes së municioneve, në aktin e ekspertimit ekonomiko financiar është arritur në përfundimin se, Komisioni i Miratimit të Çmimeve me vendimin nr.1 datë 10.04.2007 ka vendosur caktimin e çmimit të municioneve për demontim, për municionet e kërkuara nga SAC, duke iu referuar ofertës së çmimeve të ofruar nga shoqëria SAC inc dhe pa u kryer ndonjë llogaritje të çmimeve nga vetë komisioni.

Lidhur me municionet e kalibrit 8 mm (të urdhëruara për tu dorëzuar me urdhërin nr.1300 datë 07.08.2007) nuk është vendosur çmimi nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve. Sipas aktit të ekspertimit, nëse për këto municione do të caktohej çmimi i saktë i tyre, diferenca e vlerës në total lidhur me këtë lloj municioni është në shumën 17,531,056.19 lekë, e cila përfaqëson vlerën e humbur nga shitja e këtij lloji municioni.

Po kështu, është arritur në përfundimin se Komisioni i Çmimeve në caktimin e çmimeve të municioneve me vendimin nr.01 datë 19.11.2007, nuk ka dokumentuar se kush janë dhe çfarë vlere kanë, elementët e veçantë të përbërjes së çmimit, shuma e të cilave do të përcaktonte çmimin e vendosur nga komisioni në mënyrë të rregullt.

Për çmimet e miratuara nga Komisioni i Çmimeve me vendimin nr.1 datë 10.04.2007, në aktin e ekspertimit është arritur në përfundimin që, nëse çmimet do të ishin llogaritur në mënyrë të rregullt, ka një diferencë në total prej 834,283,584 lekë (8,690,454 USD), që përfaqëson vlerë të mungur në shitjen e municioneve për qëllime demontimi me çmimet e miratura" thuhet në akt ekspertim. 

Jo vetëm kaq çmimet që u miratuan nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve në nëntor 2007 nuk kanë qenë të njëjta me ato të përdorura nga po këto municione nga Uzina Mekanike Gramsh duke I shkaktuar dëm shtetit 78 mln lekë

“Edhe në lidhje me çmimet e miratuara nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve për me vendimin nr.1 datë 19.11.2007, që lidhet për municionet e kategorizuara me vendimin nr.7 datë 19.11.2007 të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit, në aktin e ekspertimit është përcaktuar se komisioni nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e V.K.M nr.138 datë 14.03.2007 dhe urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes me nr.417 datë 02.04.2007.  Sipas çmimeve të llogaritura nga ekspertët vetëm për disa lloje shtime, duke krahasuar çmimet e përdorura për këto municione nga Uzina Mekanike Gramsh me ato të Komisionit të Çmimeve, vlera e llogaritur si dëm ekonomik është në total në masën 78,577,986 lekë”

Nuk mjaftohet me kaq

Trualli dhe ambientet e Ish Brigatës së Tankeve", në Gërdec janë shfrytëzuar pa qira të cilat do të kishin vlerën e 8 mln lekëve.

“Për sa i përket shpenzimeve të qirasë për shfrytëzimin e ambienteve të "Ish Brigatës së Tankeve", në Gërdec. Në aktin e ekspertimit është përcaktuar se sipas kontratës nr.1 datë 06.06.2007 është lidhur kontrata e qirasë midis shoqërisë Albademil dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për objektin godinë 66.5 m2 dhe sipërfaqe prej 200 m2. Ka rezultuar se ka mbetur pa u likujduar qiraja sipas kontratave për periudhën janar-15.03.2007 ne lerën 67,957 lekë, të cilës duke i shtuar edhe kamatvonesat shkon në shumën 81,276 lekë.
Sipas aktit të ekspertimit për periudhën nga data 01.01.2008-15.03.2008 janë përdorum nga shoqëria Albademil sh.p.k sipërfaqe trualli dhe objekti të ndodhur në "Ish Brigatën e ankeve", në Gërdec, të cilat do të kishin vlerën e qirasë prej 8,222,679 lekë” thuhet në akt ekspertimin ekonomiko financiar që u depozitua sot si provë nga SPAK në GJKKO

Si provë shkresore të SPAK GJKKO administroi dhe 2 akt ekspertiza të tjera. E para akt ekspertiza teknike e hartuar nga ekspertë amerikanë për shkaqet e mundshme të zjarrit që solli masakrën në Gërdec. Ekspertët Anthony May dhe Larry Smith kanë arritur në përfundimin se shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur. Megjithatë, ka disa kushte të punës që mund  të kenë çuar në nisjen e zjarrit. (Lexo me poshte: Masakra e Gërdecit, zjarri nisi në karrocën e ngarkuar me eksploziv,Ekspertët USA tregojnë 5 shkaqe)

Dokumenti i tretë i administruar është dhe akt-ekspertimi ushtarak, pra ai i veprimet të autoriteteve ushtarake. Sipas këtij akti sasia e municioneve të vendosura më herët nga autoritetet për demontim ka qenë disa herë më e vogël sesa sasia reale e municionit të dërguar për demontim. Pra përfituesve të vërtetë i është dërguar më shumë municion se sa ishte vendosur Lexo me poshte " Mediu urdhëroi MEICO-n të dorëzonte edhe municione që s'ishin hequr nga përdorimi"

Për të gjitha këto akt ekspertime në GJKKO këtë të martë avokatët e Mediut dhe vetë i pandehuri thanë që SPAK duhet të provonte se çfarë lidhje kishte secila nga provat shkresore me kompetencat e Mediut si ministër.

Shenim: Akt ekspertimi ekonomiko financiar u sigurua nga gazetarja Keti Banushi 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Masakra e Gërdecit, zjarri nisi në karrocën e ngarkuar me eksploziv, afër tavolinës me municione 122 mm! Ekspertët USA tregojnë 5 shkaqet

1710485176_gerdec.PNG

Shqiptarja.com ka siguruar akt ekspertimin teknik të kryer nga ekspertët amerikane Anthony May dhe Larry Smith, specialist në fushën e eksplozivëve të cilët kanë bërë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të 15 marsit 2008 në Gërdec që i mori jetën 26 personave dhe qindra të tjerë u plagosën.

Specialistët ndërtojnë një version të asaj si mund të ketë ndodhur shpërthimi dhe çfarë e shkaktoi. Ajo që vihet re është se në këtë fabrikë të demontimit nuk ka pasur kushte për të kryer demontimin.

Ky akt ekspertimi teknik u administrua nga GJKKO si provë shkresore e SPAK në gjyqin ku i pandehur është Fatmir Mediu

Ku ndodhi zjarri?

Ekspertët amerikanë thonë se shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, megjithatë, ka disa kushte të punës që mund  të kenë çuar në nisjen e zjarrit, nga një karrocë dore e ngarkuar me lëndë plasëse e cila ndodhej afër tavolinës ku çmontoheshin municione të kalibrit të lartë.

Bazuar në ekzaminimin e vendngjarjes dhe në deklaratat e dëshmitarëve, opinion i kombinuar i hetuesve që morën pjesë, është se kjo ngjarje u shkaktua nga një zjarr nisi në një karrocë dore të ngarkuar me lënde plasëse të ngarkuar në thasë plastikë, që shkaktoi shpërthimin e shumicës së rezervave të municioneve dhe lëndëve plasëse në pronën e fabrikës.

Zjarri nisi në afërsi të qëndrës së ekstremit jugor të fabrikës së përpunimit në rreth 10 metra brënda portës, afër tavolinës së çmontimit të municioneve 122 mm të cilat konsiderohen si municione të kalibrit të lartë.

Si ndodhi?
Ekspertët e ndërtojnë kështu ngjarjen


“Rrjedha më e mundshme e ngjarjeve sipas provave është ajo që punëtorët ishin procesin e zhvendosjes së thasëve plastikë që mbanin lëndët plasëse në karrocat e dorës. Enda plasëse në njërën nga karrocat mori flakë, që u përhap në vëndet e stokimit aty anë, të lëndëve plasëse dhe kutive të municioneve prej druri. Zjarri vazhdoi të digjej për kohë të shkurtër derisa shkaktoi eventualisht shpërthimin në zonën ku ishin vënë pirg unicionet ushtarake me detonatorë dhe pa detonatorë në skajin juglindor të fabrikës. Ky përthim shkaktoi një reaksion zinxhir duke rezultuar eventualisht në disa eksplozione të Edhenj që përfshinë të gjitha lëndët plasëse dhe shumicën e municionevenë në pronën e fabrikës.

Shkaku?


Shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur. Megjithatë, ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit, duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është sqaruar paraprakisht, lëndet plasëse si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë të ndjeshëm për marrje flake nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, ferkimi e flaka.

Ekspertët rendisin dhe një listë të burimeve më të mundshme të ndezjes, bazuar në provat e mbledhura si dhe informacioni i deshmitarëve deri tani:

Transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar. Deklaratat e dëshmitarëve tregojnë karrocat thyheshin dhe riparoheshin me saldim. Roja e sigurimit deklaroi se atë ditë ishin riparuar tre karroca, në fakt ai deklaroi se të paktën njëra nga karrocat ishte riparuar brenda intervalit kohor prej 30 minutash para zjarrit. Ka ekzistuar mundësia që kallai në karroce të ketë ruajtur një sasi të mjaftueshme nxehtësie për një kohë të gjatë, mjaftueshëm që një thes me lëndë plasëse, duke u vënë në kontakt me të, të fillojë të ndizet dhe të marrë flakë.

 Ndezja nga kompresioni i lëndës djegëse të vendosur në mënyrë të çrregullt. Provat tregojnë se ekziston mundësia që në dyshemenë prej betoni të kishte lëndë plasëse të vendosur çrregullt. Asnjë nga karrocat e marra në shqyrtim nuk dha prove të një veshje prej gome në rrota. Ekziston mundësia që shtyrja e karrocës së dorës metalike mbi lëndën lasëse të të dy tipeve të vendosur çrregullt, mund të ketë shkaktuar një nxehtësi të mjaftueshme, shok dhe fërkim sa për të ndezur barutin.

Kontakti metal mbi metal. Ekziston mundësia që një shkëndije, e prodhuar nga Erplasja e dy karrocave ose kontakti i një leve ose të veglave të tjera metalike me karrocën e me objekte të tjera metalike, mund të kenë shkaktar ndezjen e lëndës plasëse.

Burim i hapur flake. Megjithëse kishte tabela që ndalonin duhanin dhe kishte një në të caktuar për të pirë duhan, asnjërit nuk i është kërkuar që të linte çakmakët, shkrepset apo materialet e tjera që përdoren për ndezje zjarri, në portë para se të hynte në fabrikë. Ekziston mundësia që dikush që ishte duke pirë duhan brënda kompleksit, të ketë qenë shkaku i zjarrit fillestar.

Shkarkesa elektrostatike. Elektriciteti statik mund të prodhohet nga persona që veshin rroba nailon ose sintetike. Ngarkesa elektrostatike ka energji të mjaftueshmë për të ndezur lëndën plasëse. Veshja e përshtatshme për punë është 100 % pambuk. Lagështia nga % deri në 100% atë ditë e redukton mundësinë e shkakut të ngarkesës elektrosatike.

Në Gërdec nuk kishte siguri pune
Në aktin e ekspertimit gjithashtu janë përmëndur edhe disa rrethana të tjera që janë konstatuar nga ekspertët, duke përmendur se, në Gërdec janë identifikuar praktika pune të cilat janë konsideruar si procedura të pasigurta në raport me standartet normale të punës ka të bëjë me eksplozivin dhe lëndët plasëse, si:

1Vënia në punë e punëtorëve të pastërvitur për çmontimin dhe transportimin e lëndëve plasëse, me pak ose pa trajnim për lëndët e rrezikshme.

2. Përdorimi i makinerive që nuk ishin të pajisura me sisteme standart të sigurimit në një zonë me aktivitete me lëndët plasëse, si shuarësit e shkëndijave, shuarësit e rit, shiritat lidhës të sigurimit.

3. Mungesë e politikave drejtuese dhe pajisjeve për parandalimin e zjarrit në zonën ku kryhej aktiviteti i punës.

4. Mungesë e përgjithshme e rregullit dhe mirëmbajtjes.

5. Në sipërfaqen e punës lejohej veshje e papërshtatshme që prodhon elektricite

6. Lëndët plasëse mblidheshin dhe ruheshin në thasë plastikë të papërshtatshëm.

7. Artikuj të shumtë municionesh dhe lëndë plasëse ushtarake përpunoheshin po ose asnjë prej tyre nuk zhvendoseshin nga fabrika, gjë që kishte si pasojë mbetjen në fabrikë të eksplozivëve dhe të mbeturinave të paketimit të tepërt.

Ora 14:32
Masakra e Gërdecit, tjetër favorizim për miqtë e Shkëlzenit! Mediu urdhëroi MEICO-n të dorëzonte edhe municione që s'ishin hequr nga përdorimi, mes tyre dhe të kalibrit të madh

1712652472_fatmirmediu.jpg

Sasia e municioneve e urdhëruar për tu dorëzuar për demontim në Gërdec ishte më e madhe se sasia e municioneve e kategorizuar për çmontim. Jo vetëm kaq, me urdhrin e firmosur më 07 shkurt 2007 është urdhëruar dorëzimi për shitje dhe çmontim i municioneve i kalibrave 100 mm të cilat janë municione të kalibrit më të madh.

 Këta janë favorizimet e tjera të bëra nga qeveria Berisha për kompaninë e demontimit të municioneve në Gërdec shpërthimi 15 marsit 2008 i mori jetën 26 personave dhe qindra u plagosën.  E vërteton dhe akt ekspertimi ushtarak sipas të cilit dorëzimi i këtyre municioneve në fakt, më tepër se ato të hequra nga përdorimi, është kryer në zbatim të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes.

SPAK depozitoi sot në GJKKO këtë akt ekspertimin ushtarak.  

Në zbatim të ligjit nr.8671 datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e omandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë", neni 14 i ëtij ligji, të V.K.M nr.617 datë 04.12.2002 "Për heqjen nga armatimi dhe përdorimi të një një pjese të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura dhe për asgjësimin ose çmontimin The shitjen e tyre", është autorizuar heqja nga armatimi i sasisë prej 110,000 ton municione.

Sasia e municioneve të kategorizuara për shitje për demontim me vendimin nr.7 datë 1.11.2007 të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit sipas lidhjes nr.2 bashkëngjitur këtij vendimi (shtimje të kalibrit 23-152 mm) është me e madhe sesa sasia e municioneve të hequra nga përdorimi në zbatim të V.K.M nr.617 datë 04.12.2002. 

Duke krahasuar sasitë dhe llojet e municioneve të kategorizuara me vendimet .1 datë 04.04.2007 dhe nr.7 datë 01.11.2007 të Komisionit të Kategorizimit, me sasitë e municioneve për të cilat është urdhëruar dorëzimi ndërmarrjes Meico sipas urdhërave të ministrit të Mbrojtjes nr.550 datë 25.04.2007, nr.1208 datë 19.07.2007, nr.1300 datë 07.08.2007 he nr.2044 datë 07.02.2007, rezulton se sasia e municioneve e urdhëruar për tu dorëzuar është më e madhe se sasia e municioneve e kategorizuar për çmontim (municionet me mërtimet 2056-57; 2057/1,2; 2115-22 të urdhëruar me urdhërat nr.1300 date 07.08.2007 dhe 2044 datë 07.02.2007)

Po kështu, sipas aktit të ekspertimit rezulton se për tre lloje municioni është urdhëruar dorëzimi në ndërmarrjen Meico me urdhërin nr.1208 datë 19.07.2007, pa pasur më parë vendim për kategorizimin e tyre (municionet me emërtimet 2227; PN; 2087-96). Për municionet e dorëzuara që nuk janë kategorizuar, rrjedhimisht nuk është caktuar çmimi i re nga komisioni i miratimit të çmimeve.

Dorëzimi i këtyre municioneve në fakt, më tepër se ato të hequra nga përdorimi, është kryer në zbatim të urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes nr.2044 datë 07.02.2007, përveç vetëm një emërtimi municioni (2127-28) që është dorëzuar pa ndonjë urdhër të Ministrit të Mbrojtjes.

Po kështu ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, pra Fatmir Mediu i cili aktualisht është i pandehur nuk parashikoi shpenzimet e transportit të municioneve dhe as se kush do i përballonte këto shpenzime. Sipas akt ekspertimit dëmi financiar që iu shkaktua shtetit ishte 59 mln lekë.

"Në urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes nr.550 datë 25.04.2007, nr.1208 datë .07.2007, nr.1300 date 07.08.2007, rezulton se në asnjë rast nuk janë parashikuar shpenzimet e transportit të municioneve dhe nuk është përcaktuar se nga cili subjekt do të përballoheshin shpenzimet e transportit. Ndërsa me urdhërin e Ministrit Mbrojtjes nr.2044 atë 07.02.2007 është përcaktuar që shpenzimet e transportit duhet të përballohen nga ndërmarrja Meico. Në asnjë rast nuk është përcaktuar që shpenzimet e transportit të përballohen nga shoqëritë tregtare SAC inc dhe Albademil sh.p.k'

Një tjetër fakt që evidenton akti i ekspertimit ushtarak është se me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes  u urdhërua dorëzimi për shitje dhe çmontim i municioneve të kalibrit të madh

Në aktin e ekspertimit tekniko ushtarak është arritur në përfundimin se, me udhrin e Ministrit të Mbrojtjes nr.2044 datë 07.02.2007 është urdhëruar dorëzimi ndaj ndërmarrjes Meico për shitje dhe çmontim i municioneve i kalibrave 100 mm deri në 152 n, të cilat janë municione të kalibrit më të madh se 70 mm, që konsiderohen si municione kalibrit të madh, në tejkalim të V.K.M nr.138 datë 14.03.2007, kreu IV, pika (1), në të cilën është parashikuar shitja për çmontim të municioneve vetëm për llojet e municioneve të kalibrit të vogël. Sasitë dhe llojet e municioneve të kalibrit të madh që janë dorëzuar për demontim janë pasqyruar në aktin e ekspertimit në një tabelë veçantë'

Po kështu Sipas aktit të ekspertimit teknik magazinat e municioneve në Gërdec duhet të ishin liçensuar si depo (magazinë) municioni, para se në to të magazinohej sasia e nicionit dhe nënprodukteve të tyre, ku nga gjithë dokumentacioni rezulton se nuk është bërë ndonjë liçensim i depove të municionit.

Ora 12:33
Masakra e Gërdecit/ Zbardhet akt ekspertimi financiar! Si u favorizua kompania për demontim SAC! Ushtria transportoi municionet, 59 mln dëm shtetit

 

Shqiparja.com dhe Report Tv siguron aktin e ekspertimit ekonomiko financiar që është depozituar sot si provë shkresore e SPAK në gjyqin ku I pandehur është ish ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në akt ekspertim, siguruar nga gazetarja Keti Banushi, duket qartë se kompania amerikane SAC, e cila ishte e paracaktuar dhe favorizimet që i janë bërë. Me autorizim të presidentit të kësaj kompanie, Patrick Henry, shoku për kokë i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarin ishte përfaqësues i veprimtarisë së kësaj kompanie në Gërdec.

Nga verifikimi i dokumenteve të administruara në dosje rezulton se shoqëria amerikane SAC inc, nuk ka depozituar ndonjë dokumentacion para lidhjes së kontratave me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec. 

Kompania pa asnjë përvojë

Në akt ekspertim ekspertët kanë arritur në përfundimet si më poshtë:

Nga verifikimi i dokumenteve të administruara në dosje rezulton se shoqëria amerikane SAC inc, para lidhjes së kontratave, nuk ka depozituar ndonjë dokumentacion - të provuar përvojën në fushën e armatimit dhe të municioneve, kapacitetet teknike, teknologjinë e përdorur, afatet, ndikimin në mjedis, planin e respektimit të masave sigurisë gjatë proçesit të demontimit, kritere këto të kërkuara në V.K.M nr.138 datë 03.2007.

Nuk ka pasur asnjë dokumentacion për të provuar plotësimin e këtyre kërkesave. Në dosje ndodhet vetëm një dokument "Licence", e llojit "Importues armësh zjarri përveç teve shkatërruese", e cila nuk është për aktivitetin e demontimit dhe çmilitarizimit të municioneve dhe nuk ka datën e lëshimit të saj.

Ndërmarrja Meico ka lidhur dy kontratat me shoqërinë amerikane SAC inc, pa u regjistruar kjo shoqëri në rregjistrin tregtar, pa patur personalitet juridik në Shqipëri. Nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë se SAC është i rregjistruar si person juridik dhe se i rregjistruar në organet tatimore shqiptare, për këto arsye kjo shoqëri tregtare nuk përmbush kushtet ligjore për të ushtruar aktivitet tregtar brënda vëndit.

Ky veprim ka sjellë si pasojë përfitime jomateriale të padrejta për shoqërinë SAC inc,  favorizuar këtë subjekt tregtar. Po kështu, si pasojë janë dëmtuar interesat pasuroretë shtetit, në vlerën 4,425 USD (408,870 lekë), shumë e cila lidhet vetëm me kontratën nr.1 06.06.2007,

Në total është shmangur pagimi i shumës prej 6,570 USD 389 lekë) vlerë e cila nuk është paguar nga shoqëria SAC inc" thuhet në akt ekspertimin e cila u administrua sot nga GJKKO

Po kështu transferimi i municioneve në punishte është bërë nga  ministria e Mbrotjes duke i shkaktuar asaj një dëm prej 59 mln lekë.

 Në lidhje me transportimin e municioneve në Gërdec në zbatim të kontratave atë 06.06.2007 dhe nr.2 date 28.12.2007 shpenzimet e transportit kanë qënë në total në 59,134,031 lekë, shumë e cila llogaritet si dëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar Ministria e Mbrojtjes.

Akti i ekspertimit ekonomiko financiar është kryer nga pesë ekspertë, 4 ekspertë të fushës së financës dhe 1 ekspertë specialist në fushën e armatim municionit.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/04/2024 02:02

    Zenit & Co. nuk ja bleu babai ata fisheke,prandaj doli shteti me humbje,po t'ia kishte blere baba e t'i rishiste, kishit per te pare si do te shkonte cmimi dhe se dyti,edhe me ate fitim gjysmak,ju hap oreksi dhe nga fisheket e zakonshem kaluan tek plumbat e mitralozit e predhat.Sa per shkaqet e tjera,priteshin sidomos ne vende si Shqiperia,me punetore si shqiptaret dhe me //eksperte// si Mediu,Delijorgji e Zeni & Co.!

    Përgjigju
  • Doc: 09/04/2024 22:13

    Un them te filloni te merreni me zullumet e enver hoxhes dhe pk ne kohen kur qeverisen tani meqe u beme si zvicra dhe nuk na mungon asgje dhe as korrupsion nuk ka. Rendi eshte i padiskutueshem, arsimi dhe shendetesia nuk ka pare dite me te mira ndonjehere etj etj.

    Përgjigju
  • Keci: 09/04/2024 21:34

    Kalibër 8 mm s'ka pat ushtria.Shiko se keni shkruar gabim. As armët trofe s'ka pat të tillë. Kalibrat standard kanë qenë 7.62 mm dhe 9 mm për armët e vogla.

    Përgjigju
  • Besi: 09/04/2024 16:49

    po mos u trashni tani se nuk vajten ne ukraine keto fisheke 8mm Aty do kishim kete lloj ekspertize ne proceduren e kerkuar nga prokuria apo spaku e kyqur nga momenti i daljes se tyre nga magazina e ushtrise as per shitje as panair apo parade ushtarake e kuptoni. Dolen per demontim sepse u vleresuan jashte standartit ushtarak pak a shume kjo qe po ndodh ne ukraine e detyruar te mbrohet ende me muncione ushtarake sovjetike shume here me pak eficente se ato te standartit ushtarak te nato prandaj u hyri putin deri ne kiev duke u marr gjysmen e territorit dhe u zmbraps vetem me himars

    Përgjigju
  • Alb: 09/04/2024 14:40

    Ky ashte sala si shum gumare e njeken dhe po e njekun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë