Shqiparja.com dhe Report Tv siguron aktin e ekspertimit ekonomiko financiar që është depozituar sot si provë shkresore e SPAK në gjyqin ku I pandehur është ish ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në akt ekspertim, siguruar nga gazetarja Keti Banushi, duket qartë se kompania amerikane SAC, e cila ishte e paracaktuar dhe favorizimet që i janë bërë. Me autorizim të presidentit të kësaj kompanie, Patrick Henry, shoku për kokë i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarin ishte përfaqësues i veprimtarisë së kësaj kompanie në Gërdec.
Nga verifikimi i dokumenteve të administruara në dosje rezulton se shoqëria amerikane SAC inc, nuk ka depozituar ndonjë dokumentacion para lidhjes së kontratave me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec.
Kompania pa asnjë përvojë
Në akt ekspertim ekspertët kanë arritur në përfundimet si më poshtë:
Nga verifikimi i dokumenteve të administruara në dosje rezulton se shoqëria amerikane SAC inc, para lidhjes së kontratave, nuk ka depozituar ndonjë dokumentacion - të provuar përvojën në fushën e armatimit dhe të municioneve, kapacitetet teknike, teknologjinë e përdorur, afatet, ndikimin në mjedis, planin e respektimit të masave sigurisë gjatë proçesit të demontimit, kritere këto të kërkuara në V.K.M nr.138 datë 03.2007.
Nuk ka pasur asnjë dokumentacion për të provuar plotësimin e këtyre kërkesave. Në dosje ndodhet vetëm një dokument "Licence", e llojit "Importues armësh zjarri përveç teve shkatërruese", e cila nuk është për aktivitetin e demontimit dhe çmilitarizimit të municioneve dhe nuk ka datën e lëshimit të saj.
Ndërmarrja Meico ka lidhur dy kontratat me shoqërinë amerikane SAC inc, pa u regjistruar kjo shoqëri në rregjistrin tregtar, pa patur personalitet juridik në Shqipëri. Nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë se SAC është i rregjistruar si person juridik dhe se i rregjistruar në organet tatimore shqiptare, për këto arsye kjo shoqëri tregtare nuk përmbush kushtet ligjore për të ushtruar aktivitet tregtar brënda vëndit.
Ky veprim ka sjellë si pasojë përfitime jomateriale të padrejta për shoqërinë SAC inc, favorizuar këtë subjekt tregtar. Po kështu, si pasojë janë dëmtuar interesat pasuroretë shtetit, në vlerën 4,425 USD (408,870 lekë), shumë e cila lidhet vetëm me kontratën nr.1 06.06.2007,
Në total është shmangur pagimi i shumës prej 6,570 USD 389 lekë) vlerë e cila nuk është paguar nga shoqëria SAC inc" thuhet në akt ekspertimin e cila u administrua sot nga GJKKO
Po kështu transferimi i municioneve në punishte është bërë nga ministria e Mbrotjes duke i shkaktuar asaj një dëm prej 59 mln lekë.
Në lidhje me transportimin e municioneve në Gërdec në zbatim të kontratave atë 06.06.2007 dhe nr.2 date 28.12.2007 shpenzimet e transportit kanë qënë në total në 59,134,031 lekë, shumë e cila llogaritet si dëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar Ministria e Mbrojtjes.
Akti i ekspertimit ekonomiko financiar është kryer nga pesë ekspertë, 4 ekspertë të fushës së financës dhe 1 ekspertë specialist në fushën e armatim municionit.
Lajmi kryesor: