TIRANE-Në një letër drejtuar Presidentit të vendit Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dy familje nga Vlora kërkojnë ndihmë në gjykimin e autorëve që u morën jetën 2 djemve të tyre.
Sipas familjeve Rakipi e Velaj, djemtë e tyre, Haki e Ardi u vranë me plumb pas koke në vitin 2015 në lagjen ‘Çole’, por nga ajo kohë deri tani, 3 personat e dyshuar si autorë po i shpëtojnë dënimit maksimal.
Familjaret shprehen se të tre djemtë e akuzuar si autorë me gjithë provat e paraqitura nga akuza, nuk bashkëpunuan me prokurorinë as me gjykatën dhe kjo e fundit u dha gjykim te shkurtuar.
Po kështu ata theksojnë se prokurori ka mbrojtur autorët, në vend të ngrinte akuza ndaj tyre, dhe nga seanca në seancë nuk kuptuan asnjëherë se përse ndodhi kjo masakër ndaj djemve të tyre.
LETRA
Drejtuar Presidentit te Republikes Shqiperise Zotit Bujar Nishani
Per dijeni Kryetarit te gjykates se larte te Republikes Shqiperise, Zotit Xhezair Zaganjori
Ne qe po ju shkruajme jemi dy familjet e dy viktimave, ngelur te vrare ne date 07/04/2015 ne lagjen “Cole” te Vlores, perkatesisht HAKI RAKIPI dhe ARDI VELAJ. Mendojme se ne zhvillimin e gjyqit ne Gjykaten e Larte ka korrupsion dhe femijet tane po i vrasin per te dyten here.
Prokuroria prane Gjykates se rrethit Vlore mbasi mbaroi hetimet çoi per gjykim 3 persona (2 nga te cilet ne arrati) me akuzen e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te kryer ndaj dy ose me shume personave, te kryera ne bashkepunim dhe arme mbajtje pa leje ne ambjente publike, te parashikuara nga nenet 79/ 25 dhe 278/5 te kodit penal. Kjo akuze eshte per te tre bashkepuntoret ne kete masaker.
Gjykata denoi per tre vrasje (2 nga te cilet djemte tane, qe pervecse goditjeve te tjera, jane jane ekzekutuar edhe me nga nje plumb ne koke).
1.Aleksander LLANAJme burgim te perjetshem
2.Bertil ALLIA me 35 vjet burgim
3.Ani BEGAJ me 35 vjet burgim
Te tre keta kriminele me gjithe provat e paraqitura nga akuza, nuk bashkepunuan me prokurorine AS ME gjykaten , avokatet e tyre kerkuan pafajesi dhe nga gjykata ju dha Gjykim te shkurtuar?
Vendimi me nr.24 dt.20/01/2016 u apelua dhe nga Gjykata e Apelit Vlore e cila la ne fuqi vendimin e shkalles se pare, Vendimi nr.600 dt. 01/11/2016
Prokurori i Apelit Vlore beri rekurs ne Gjykaten e Larte ne dt.01/11/2016. Zoterinj te nderuar , ne familjaret e dy viktimave Haki Rakipi dhe Ardi Velaj jemi shume te shqetesuar pasi nga dita e rekursit pra 01/11/2016 dhe deri me dt.12/02/2017 qe u zhvillua senca e pare ne Gjykaten e Larte eshte nje kohe jashtezakonisht e shkurter per te kaluar letrat dhe bie era e nje korrupsioni masiv.
E dyta trupi gjykues i rene ne short per gjykimin qe filloi ne dt. 15/02/2017 eshte
Guxim zenelaj Relator
Edmond Islamaj
Shkelqim Selimi
Artan Zeneli
Tom Ndreca
Séanca tjeter per marje vendimi eshte ne dt 23/02/2017 ora 12.00.
Ne dt 13/01/2016 eshte marre vendim ne emer te republikes nr.00-2016.1(6) objekti: zevendesim mase sigurie per 2 te pandehurit(sot te denuar ne mungese) nga po ky grup gjyqtaresh.
Pra shorti edhe ketu paska koinciduar? Ne mendojme qe i njejti trup gjykues nuk duhet te gjykoj te njejten ceshtje dy here.
Por shqetesimi yne kryesor eshte se prokurori i seances ne Gjykaten e Larte z. Artur Selmani rrezoi akuzen e ngritur nga Prokuroria e shkalles se pare Vlore dhe ajo e Apelit po ne Vlore. Ne nuk kemi asnje dokument ne dore por me sa degjuam ne salle vet avokati mbrojtes I te denuarve ne diskutimin e bere disa here ju referua fjales se z. Selmani. Vete gjyqtaret u habiten me mbrojtjen qe prokuroi ju beri te denuarve per krime makabre.
Jemi te shqetesuar se akoma s’po kuptojme si familje pse ndodhi gjithe kjo masaker, nuk del ne asnje shprehje pse u ekzekutuan 2 djem qe askujt nuk i kishin bere dem. E dime qe jemi te vonuar ne kohe por gjithsesi ne presim nga drejtesia dhe sidomos te organi i akuzes te cilin ju drejtoni.
Ju lutemi edhe njehere te merrni ne shqyrtim ceshtjen pasi koha eshte shume e shkurter deri ne daten 23/02, date ne te cilen do te merret vendimi.
Me respekt
BILBIL RAKIPI dhe INAJETE VELAJ

(Autoret e vrasjes tek Lagja Cole)
Ngjarja, çfarë ndodhi me 7 prill në lagjen “1 Maji”, viti 2015
Një vit me parë Gjykata e Vlorës bazuar tek hetimet e prokurorise, ka shpallur fajtor 3 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e trefishtë në 7 prill në një lokal të qytetit bregdetar.
Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).
Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.
Rreth orës 14:00 të dt 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur sëbashku në drejtim të kafe „Ador” ,njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.
Velaj dhe Rakipi janë futur në njërën nga hyrjet e lokalit (lokali ka dy hyrje)dhe kanë ndaluar në verandë përballë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe pirë cigare.
Pas rreth dy minutash në hyrjen tjetër janë shfaqur sëbashku Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj.
Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të Ardi Velaj.
Si pasojë e goditjes me armë zjarri, Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje.
Llanaj ka goditur më pas shtetasit Haki Rakipi, fillimisht në gjoks dhe pastaj në pjesën e djathtë të kokës.
Nga automjeti tip BMV me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij.
Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit.
Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet.
Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Aliaj është larguar me vrap.
Gjatë largimit të tij, Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.
Alliaj është larguar midis pallateve, i pandehuri Ani Begaj ka dërguar në spital të pandehurin Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur.
“Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar kufoma e shtetasit Albi Limaj. Nga kqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës vihet re një goditje me armë që i ka shkaktuar vdekjen dhe se gjatë kqyrjes i është gjetur një predhë.
Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj.”
Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).
Prokuroria thitë se “në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen”.
Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të „Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com