Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pasditen e sotme për ngjarjen që ka ndodhur sot në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë së Matit dhe plagosjen e një tjetri.
Ministrja Xhacka ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e viktimave.
Xhacka ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike ndërsa ka kërkuar që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën.

Gjithashtu Xhacka i uron shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
/Shqiptarja.comNgushëllimet me të sinqerta për familjarët e dy punonjësve të bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në fshatin Shëlli të Matit dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë detyrën. I qoftë dheu i lehtë të ndjerëve dhe Zoti u dhëntë forcë familjarëve të viktimave! Shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
Olta Xhaçka
Komente

