KURBIN - Masakra e kryer gjatë viteve të fundit në prerjen e pyjeve, ka sjellë dëme të konsiderueshme edhe ne zonën e Rubikut .

Për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues në Bashkinë e Rubikut është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të Inspektoratit mjedisor dhe kryetaret e fshatrave të kësaj zone.
Kreu i Bashkisë së Rubikut Gjok Vuka ka shprehur qëndrimin e tij te prere se ky fenomene tashmë duhet të marrë fund dhe të gjithë ata që do të dëmtojnë pyjet do të përballen me ligjin.

“Të bëhen të qarta kornizat ligjore mbi të cilat duhet të funksionojë furnizimi për drurët e zjarrit për nevojat e veta të fshatarëve dhe ndërprerja e tregtimit të druve. Janë prerë pa asnjë lloj kriteri, pa asnjë lloj leje, pa asnjë lloj dokumenti”,-u shpreh Kryetari Bashkisë Rubik, Gjok Vuka.

Në këtë takim është vënë theksi tek mbajtja e përgjegjësisë ligjore nga kryetarët e fshatrave për prerjen e pyjeve në zonat e tyre dhe se ata do të jenë të parët që duhet të denoncojnë këtë fenomen.

Rubiku dhe Mirdita në tërësi ka qenë një nga zonat me fond pyjor mjaft të pasur, por shkatërrimi i tyre nga dora e njeriut ka bërë që shumë sipërfaqe pyjore të mos eksitojnë më.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO