Rrëfim drithërues ka qënë ai i Kujtim Zykajt, gjyshit të Ritvan Zykajt, autori i masakrës së Selenicës. Ai tregon se pasi ka dëgjuar breshërinë e plumbave ka dalë në oborr dhe ka parë trupat e pajetë të vëllait, nipërve, fëmijëve e nuseve të tyre. Ai thotë se nuk ka pasur debate me të vëllain e vetëm të ekzekutuar me kallashnikov nga nipi i tij.
Sipas tij, autori i masakrës Ritvani ka ngrënë drekë, ka pirë vetëm një birrë dhe ka ikur të çelë bagëtitë, deklaratë kjo që hedhë poshtë pretendimet se autori ka qënë nën efektin e alkoolit.
Nuk dija nga të veja. Flisja dhe ulërisja kot. Nuk dija kë ka goditur të parin. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël, aty ishte kuja më e madhe se ai është vrarë vetë i katërt. Ajo qe më kujë e zezë. Nuk kemi pasur debate, ne dy vëllezër jemi. Ai piu një birrë në tavolinë dhe tjetrën e mori me vete. Tha do iki të çel dhentë. Dy djemtë me nusen janë në polici. Do të shkoj në varrim.
Kujtim Zykaj
Lajmi kryesor: