Masakra e Selenicës/ Seanca e radhës për Ritvan Zykaj do mbahet në 16 Prill

Masakra e Selenicës/ Seanca e radhës për Ritvan Zykaj do mbahet në 16 Prill

Seanca e rradhes gjyqësore në Gjykatën e Vlorës për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj, do të zhvillohet në datë 16 prill. Mësohet se seanca do të ndalet në marrjen në pyetje të familjarëve të viktimave, por që njëhkohësisht janë edhe të afërm të Zykajt. Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka konfirmuar se dosja tashmë i ka kaluar prej pak muajve Gjykatës se Faktit Vlorë, pas mbledhjes së dokumentaconit , informacioneve dhe provave të mjaftueshme nga Prokuroria, ndërsa janë zhvilluar deri më tani dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës,i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës. 

Sipas gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili aktualisht Ritvan Zykajt i është caktuar avokat nga shteti kryesisht, ndërsa në datë 16 prill do të jetë edhe seanca e parë, ku do të pyeten dëshmitarët për ngjarjen e rëndë të ndodhur në datë 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës. Deshmitarët janë të afërm të viktimave, por edhe të autorit, ndërsa do të merren nga gjykata informacione edhe rreth dinamikeës së ngjarjes, apo edhe ndonjë detaj më shumë, pavarësisht faktit se tashmë nga të afërmit deklaratat janë marrë dhe në polici.

Aktualisht janë vetëm një pjesë e të afërmve, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një pjesë e tyre, pas tragjedisë së rëndë, janë larguar jashtë vendit.  Pak kohë më parë, pak më shumë se një muaj, prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kërkohet burgim i përjetshëm per Zykajn, ndërsa pretenca do të jepet nëseancat e radhës në gjykatën e faktit në Vlorë, kjo edhe pas pyetjes së deshmitarëve. Fakti që kemi të bëjmë me tetë viktima, dhe që autori nuk ka shfaqur pendesë, konfirmon edhe një herë kërkesën e prokurorisë së Vlorës.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenices,ndersa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkeshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkeshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Në deklaratat e tij të para, autori i masakrës ka deklaruar se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/04/2019 09:31

    Dhe per c fare arsye janë larguar jashte vendit apo rroft sebepi per te kerkuar azil e per te na nxjerrë bojën.

    Përgjigju
  • Fredi: 05/04/2019 09:27

    Neandërtal

    Përgjigju
  • Turku: 04/04/2019 14:36

    seanca ketij vemjes duhet ti shvillohet ne Turqi dhe te marr direkt denim kapital,ekzekutim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat