Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar viktimat e Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.
'Me pikëllim të thellë nderojmë sot kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 27 vite më parë, në zemër të Europës. Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian. Fryma e urrejtjes, përçarjes, ndasive dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona, por duhet të marrë një dënim të merituar për të mos lejuar më të tilla masakra të përsëriten në të ardhmen!'- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Shqipëria përkujton 8 mijë viktimat e masakrës! Kurti: Serbia e mohon me paturpësi! PS: Gjenocidi duhet të shërbente si këmbanë alarmi
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Do të dekoroj përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën
23 Shtator, 21:05
-
Presidenti Erdogan: Gaza si Srebrenica! Izraeli përgjegjës për vdekjen e aktivistit turko-amerikan
14 Shtator, 22:37
-
29 vjet nga masakra e Srebrenicës
11 Korrik, 08:03
-
Qeveria e Kosovës shpall 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
10 Korrik, 15:19
-
Grafite në muret e ambasadave hungareze e sllovake, me mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë
15 Qershor, 08:47
-
'Vuçiç bëri teatër', Ramabaja dhe Krisafi komentojnë rezolutën për Srebrenicën: Serbët presin fitoren e Rusisë në Ukrainë
24 Maj, 19:12
-
Alban Daci: Rezolutë edhe për krimet serbe në Kosovë!
24 Maj, 11:09
-
OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Hasani: Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti
23 Maj, 19:00
-
OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
23 Maj, 17:31
-
Sot votohet rezoluta për Gjenocidin! Tensione në Srebrenicë, forca të shtuara policore e autoblinda në rrugë
23 Maj, 14:08
-
Bërnabiq thotë se propozimi i një rezolute për Srebrenicën është një ‘farsë’
23 Maj, 12:49
-
Dënon mohimin e gjenocidit, rezoluta për Srebrenicën votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
23 Maj, 07:34