Masakra e Vlorës, autori Hajdaraj
shpallet në kërkim ndërkombëta

Masakra e Vlorës, autori Hajdaraj<br />shpallet në kërkim ndërkombëta
VLORE - Një javë pas masakrës së Vlorës, ende asnjë gjurmë nga autori i dyshuar Delin Hajdaraj, icil akuzohet si autori kryesorë i tragjedisë ku 3 persona humbën jetën.

Bashkautori i ngjarjes Leo Osmëni tashmë në pranga; dhe pse i pyetur disa herë nga uniformat blu, nuk jep asnjë të dhënë që do të ndihmonte hetuesit për të rënë në gjurmët e Hajdarajt.

Në këto kushte, është firmosur urdhri i ndalimit të tij pas shpalljes në kërkim policor, ndërsa blutë e Vlorës me hertuesit e prokurorisë po bashkëpunojnë me familjarët e Hajdaraj për të rënë në gjurmët e tij.

Hetuesit hedhin dyshime se 22 vjecari me origjinë nga Tropoja mund të jetë larguar në drejtim të Greqisë osë mund të jetë fshehur në zona të thella malore, por mbetet ende e pakonfimrmuar zyrtarisht.

Pritet që ditën e hënë t'u kërkohet ndihmë edhe homologëve të Interpolit të Greqisë dhe Italisë për të verifikuar nëse Hajdaraj ndodhet në njërën prej këtyre dy shteteve nga një arrati e mundshme.


Hajdaraj qëlloi me breshëri automatiku mbi tre pushues të pafajshëm në plazhin e Vlorës duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 34-vjeçarin Sokol Isufaj nga Fieri dhe 52-vjeçaren Diana Ademi, emigrante nga Vlora me banim në Gjermani.
leo osmeni me logo

leo osmeni me logo
(Në foto: Nxitësi i masakrës Leo Osmëni, arrestuar nga policia)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën