TIRANE- “Markeljan Doçi, është ai që ka qëlluar në drejtim të viktimës Besnik Sulku dhe se vëllai i tij Klevis Doçi, nuk ka kryer asnjë vepër penale, e për pasojë kërkojmë të që lirohet nga ana juaj si gjykatë”. Kjo ka qënë kërkesa e avokatit mbrojtës të vëllezërve Doçi, të cilët akuzohen nga prokuroria pëkr vrasjen në masakrën e 27 majit në Tiranë.
Avokati Neshat Fana, ka pohuar se njëri nga vëllezërit dhe më konkretisht Klevis Doçi është arrestuar në mënyrë të padrejtë nga policia dhe vijon të qëndrojë padrejtësisht në burg, pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Sipas tij, ai në ngjarjen e rëndë është vetëm një dëshmitar por jo protagonist në krim. Vetë i arrestuari Klevis Doçi nuk ka folur para gjykatës, por nga ana tjetër prokurori i dosjes Genti Trenova i ka kujtuar gjykatës një përgjim ambjental të kryer në dhomat e shoqërimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dy vllezërit bisedojnë për vrasjen e Durim Sulës allias Ilirjan Sulkut në Hollandë.
Prokurori nënvizoi se në bisedë ata pranojnë që kanë vrarë Sulën në Hollandë, dhe për pasojë nga këto rrethana, Klevis Doçi duhet të qëndrojë në burg, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje, ku do nevojitet dhe bashkëpunimi me autoritet hollandeze.
Markeljani pranon vrasjen
Teksa ka dalë nga kafazi i hekurt Klevis Doçi, vendin e tij e zuri i vëllai Markeljan Doçi. Ky i fundit ka pranuar para gjykatës vrasjen e shtetasit Bensik Sulku, duke pohuar se ishte ai që kishte qëlluar në drejtim të tij. Sipas Doçit, krimin e kishte kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi Besnik Sulku së bashku me shtetasin tjetër, kanë qëlluar dhe vrarë me armë zjari xhaxhain e tij, Mentor Lufi.
Edhe avokati mbrojtës i tij ka pranuar se vrasjen e Sulkut e ka kryer Markeljani, dhe për pasojë caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, e ka lënë në dorë të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjyqtari Sandër Simoni pasi dëgjoi palët në proces, vendosi të pranojë arrestimin e dy vllezërve Doçi si të ligjshëm dhe për pasojë ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati Neshat Fana, pritet që vendimin për Klevis Doçit ta kundërshtojë në gjykatën e Apelit për Krimeve të Rënda, ku do kërkojë lirimin e të riut.
Vrasje nga tronditje psiqike
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, avokati Neshat Fana ka deklaruar se krimi i rëndë është kryer në kushtet e tronditjes psiqike. Sipas tij Markeljan Doçi nuk ka vrarë shtetasin Besnik Sulku për hakmarje, por për vetëmbrojtje dhe në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike, pasi ka parë ky xhaxhai i tij është sulmuar dhe vrarë me armë nga dy personat e tjerë.
Avokati ka shtuar në sallën e gjyqit se nisur nga këto kushte, ai ka reaguar duke qëlluar me armën që mbante me vete, drejt një personi po të armatosur dhe që mund ta kishte vrarë ai, Markeljan Doçin.Por këto pretendime janë kundërshtuar nga prokurori Trenova i cili ka pohuar se Markeljan Doçi ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës Sulku dhe vëtëmbrojtja në këtë rast nuk qëndron, pasi autori e ka ndjekur viktimën për disa metra, derisa ka arritur ta vrasë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com