Të paktën 10 persona humbën jetën pas një sulmi të armatosur në një shkollë të mesme në Kanada. Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak momente para së të ndodhte sulmi i rëndë.
Siç shihet nga video e publikuar, nxënësit të alarmuar, vrapojnë për t’u larguar drejt ambienteve ku ndodhen të parkuar edhe automjete të policisë.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën, teksa vendi u monitorua edhe nga ajri me një helikopter.
Lajmi kryesor:
Terror në Kanada, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur nga sulmi me armë zjarri! Mes viktimave edhe autorja, vrau veten











