Masakra me 137 të vdekur, Rusia në zi kombëtare! Kim Jong Un i shpreh ngushëllimet Putin

Pas masakrës me 137 të vdekur në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zie. E gjithë Rusia është në zi pas sulmit në sallën e koncerteve, ku veç 137 viktimave, 180 të tjerë u plagosën.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i shprehu ngushëllimet e tij presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

“U nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një ‘dritare pritjeje’. Kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha presidenti Putin.

Kievi nga ana tjetër ka hedhur poshtë pretendimet se është përfshirë në sulm, duke i cilësuar si "absurde".

“Ky Putin i pavlerë, në vend që të merrej me qytetarët e tij të Rusisë, duke iu drejtuar atyre, heshti për një ditë – duke menduar se si ta sillte këtë në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky në fjalimin e tij të natës.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm në Moskë në fillim të këtij muaji. Kremlini në atë kohë e hodhi poshtë paralajmërimin si "propagandë" dhe një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit ruse.

Sulmi ndodhi më 22 mars, ku persona të armatosur dhe te veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve ku duhej të performonte një grupi i muzikës rok i kohës sovjetike. Video tronditëse, tregojnë kur 6200 qytetarë duke u ulur nëpër vende, nisin të vrapojnë të tmerruar drejt daljeve, mes krismave të vazhdueshme dhe britmave. Autorët para se të largoheshin me një automjet të tipit Renault, lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Sulmi në Moskë, njëri prej të arrestuarve del në gjykatë me sy të nxirë, nuk flet rusisht (Video)

Dy të arrestuar për sulmin terrorist në Moskë kanë dalë para gjykatës. “Rachabalizoda Saidakrami Murodali dhe Mirzoev Dalerjon Barotovich akuzohen për “sulm terrorist në grup me pasojë vdekje”, raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass. Të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm. Në video njëri prej të arrestuarve shihet me sy të nxirë, ndërsa në mediet e huaja shkruhet se ai nuk flet rusisht.

Ora 20:42
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Putini gënjen për sulmin në Moskë

1711310379_ukraine.jpeg

Presidenti rus, Vladimir Putin, "është një gënjeshtar patologjik, edhe tani që ai po përpiqet të lidhë Ukrainën ose vendet e tjera perëndimore me sulmin pranë Moskës, pavarësisht se nuk ka prova për të mbështetur pretendime të tilla". Kështu shkruan ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba në X. 

“Mos u mashtroni nga Putini dhe pasardhësit e tij. Qëllimi i tij i vetëm është të motivojnë më shumë rusë të vdesin në luftën e tyre të pakuptimtë dhe kriminale kundër Ukrainës, si dhe të rrënjosin edhe më shumë urrejtje për kombet e tjera, jo vetëm për ukrainasit, por për të gjithë”, shton Kuleba.

Ora 18:33
Pamje të reja nga sulmi në Moskë, terroristët marrin zvarrë dhe qëllojnë civilët brenda sallës së koncerteve

 

Momente të reja janë publikuar nga sulmi terrorist në Moskë që ndodhi më 22 mars në një sallë koncertesh.

Media TB24 ka publikuar një video ku duken disa burra të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë në një sallë, duke shkaktuar frikë dhe tmerr tek të pranishmit.

Pamjet janë të vërtetë të rënda. Nga sulmi humbën jetën së paku 137 persona, mes tyre 3 fëmijë.

Ora 17:16
Sulmi në Moskë, numri i të vdekurve shkon në 137

1711141682_rusi.jpg

Numri i të vrarëve në sulmin e së premtes në mbrëmje në Sallën e Bashkisë Crocus në Moskë është rritur në 137, katër më shumë se numri i djeshëm. Kjo është bërë e ditur nga Komiteti Hetimor Rus, i cituar nga agjencitë e Moskës, duke shtuar se në vendngjarje janë gjetur dy automatikë Kalshnikov dhe shumë municione të papërdorura.

Ora 16:14
Autoritetet shëndetësore të Moskës: Numri i të plagosurve nga sulmi terrorist rritet në 180

1711180781_Screenshot5.jpg

Autoritetet shëndetësore në rajonin e Moskës kanë thënë se numri i të plagosurve nga sulmi terrorist në Bashkinë e Crocus është rritur në 180. Kjo është raportuar nga Tass.

Ora 13:07
VIDEO/ Moskë, terroristët zbrazin kallanikovët mbi civilët dhe i presin në fyt me thikë

Pamje të reja janë publikuar nga sulmi terrorist në Moskë, ku u shënuan 133 të vdekur dhe u plagosën 140 të tjerë.

Në videon e publikuar nga ISIS, grupim i cili morri përsipër autorësinë e masakrës, duke se vrasësit qëllojnë pa mëshirë mbi civilët, si dhe njërit prej tyre i presin fytin me thikë.

Autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër