Masakra me 3 të vdekur në Athinë, zbardhet dinamika e përplasjes së trafikantëve shqiptarë! Kush është i 'pamëshirshmi' që bëri kasaphanen

Masakra me 3 të vdekur në Athinë, zbardhet dinamika e përplasjes së trafikantëve shqiptarë! Kush është i 'pamëshirshmi' që bëri kasaphanen

Viktimat Armando Lamaj dhe Andon Tefi

Armando Lamaj, 46 vjeç dhe Andon Tefi, 48 vjeç, dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë, bashkë me një 23-vjeçar, mbrëmjen e së shtunës pas përplasjes mes bandave shqiptare në Athinë, rezultonin se ishin shpërndarës kokaine në shtetin fqinj.

Dy shqiptarët rezultonin se kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të fundit, ku më pas të dy u lanë të lirë.  Ata u akuzuan nga prokuroria për shitje kokainë, në Athinë, madje arrestimi i tyre u krye në flagrancë. Por pas lirimit në fillim të qershorit, Armando Lamaj, dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, që i kishte dhënë informacione policisë.

Mëngjesin e së shtunës (2 korrik) ata janë takuar për t'u sqaruar, duke lënë takim në mbrëmje. Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pas arrestimit nga policia, në çantën e 43-vjecares u gjet një pistoletë “Zastava”.

Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris”, ngjyrë e zezë, dhe drejtohet për Agious Anargirous.

Aty hyn në një karburant dhe grabit disa euro, e më pas hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”.

Sipas mediave greke, nga 9 persona të tjerë që morën pjesë në masakrën në qendër të Athinës, 3 persona janë arratisur dhe 6 të tjerë janë arrestuar. 46-vjeçari Armando Lamaj, ishte arrestuar 7 herë për krime të ndryshme, nga trafiku i drogë e deri te grabitja dhe posedimi i armëve. Gjithashtu edhe Andon Tefi, ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Gjithashtu, policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën dhe së fundmi po hakmerren duke vrarë njëri-tjetrin.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion