3 milionë lekë ofron Policia e Shtetit, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë një ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj, kushërinj dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, u ekzekutuan një ditë më parë, në një atentat të mirëorganizuar teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit. Dyshohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt, drejtonte makinën e autorëve.

Një makinë e dytë është gjetur mëngjesin e sotëm  e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se makina tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht. Nuk dihet ende zyrtarisht nëse automjeti i djegur ka lidhje me jo me ngjarjen e ditës së djeshme në Fushë-Krujë ku vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata por dyshimet janë se është një mjet i dytë i përdorur nga autorët.

Policia ka shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me atentatin, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka kërkuar që hetimet të jenë të shpejta dhe efektive. Nano ka kërkuar mbledhje të kamerave në një territor të gjerë si dhe vijimin e krehjes se zonës me dronë.

Pas kasaphanës në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët dogjën në Larushkë automjetin me targa të vjedhura, brenda të cilit u gjetën një automatikë dhe dy kallashnikovë. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, një makinë e dyshimtë dallohet që i ndjek që nga Rinasi, dhe hetuesit besojnë se është e informatorëve. Pra një makinë që i ndoqi nga pas të rinjtë, sinjalizoi autorët e tjerë t’i dilnin para e t’i prisnin mbi urë. E njëjta makinë dyshohet se i largoi katër autorët pasi dogjën automjetin. Policia po punon për survejimin e kamerave në një rreze shumë të gjerë për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.

Ekspertët e kriminalistikës mbërritën sërish në vendin e ngjarjes një ditë më pas, me shpresën se do të fiksojnë prova të tjera që mund të shërbejnë për zbardhjen. Në këtë atentat, mekanizmi i përdorur është i njëjti me atë të ekzekutimit të Erigers Mihasit, shokut të Ervis Martinajt në 13 nëntor 2021 në zonën e Astirit, ngjarje e mbetur e pazbardhur sot e kësaj dite. Sipas ekspertit të sigurisë Artan Rexhepi kjo tregon se mund të jetë kryer nga e njëjta dorë qitësish. Rexhepi nënkuptoi se po goditet grupi i Ervis Martinajt.

Të tre viktimat ishin me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Hetuesit dyshojnë se epiqendër e këtij atentati ka qenë vetëm kushëriri i tij, pasi pjesa më e madhe e plumbave është qëlluar në drejtim të tij.

Si ndodhi atentati me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës

Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar. Ngjarja ndodhi mesditën e 17 korrikut, dhe ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë tjetër po Volksvagen. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale 'Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtja pa leje'. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte e duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Ndërkohë mjeti Volksagen Passat, i cili dyshohet se u përdor nga 3 autorët u gjet i djegur në fshatin Larushk, shumë pranë Fushë-Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë. Targa e mjetit rezulton e vjedhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Gjendet një makinë e shkrumbuar pranë Rinasit

1658067410_makinja.jpg

Një makinë është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ahmetaq pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se makina tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe është shkrumbuar plotësisht. Nuk dihet ende nëse automjeti i djegur ka lidhje me jo me ngjarjen e ditës së djeshme në Fushë-Krujë ku vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

 “Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Ora 10:37
‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon një tjetër VIDEO të Brilant Martinaj, që u vra dje


Këngëtari Stresi duket se ka pasur lidhje me 2 prej të vrarëve sot në masakrën e Fushë-Krujës. Ai mbrëmjen e djeshme ka publikuar foto ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brilant Martianajt. Ndërsa sot ai ka postuar në instastory një video të mikut të tij teksa këndon një këngë me tekst ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’.

Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.