
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e ka konsideruar të paprecedentë sulmin në spitalin në Gaza, ku deri më tani raportohet për qindra viktima dhe të plagosur.
Teksa ka akuzuar Izraelin për masakrën, Erdogan u ka bërë thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitet në Gaza.
“Të bombardosh një spital me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve izraelite pa vlerat më themelore njerëzore. Unë i bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar këtë brutalitet të paprecedentë në Gaza”, ka shkruar Erdogan në “X”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin








