TIRANË - Gati dy javë pas masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe tetë të plagosur, prokuroria e e këtij qyteti i ka caktuar disa detyra policisë dhe agjentëve të SHISH për të zbuluar makinën që autorët kanë përdorur ditën e ngjarjes. Burimet thonë se makina e cila duket në pamje filmike nga kamera e sigurisë, është identifikuar dhe po kërkohet për llojet e njëjta që të bëhet edhe identifikimi i personave që kishin në përdorim. Ndërkohë policia shkencore mësohet se ka identifikuar tre armë, që kanë qëlluar në drejtim të lokalit të familjes Çapja, ku u ekzekutuan 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.
Të tre armët, mendohet se kanë qenë automatik “Kallashnikov” dy prej të cilave janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër po punohet në rrugë operative për të parë dhe identifikuar autorët e mundshëm. Deri më tani janë ngritur 3 pista hetimore, të cilat po verifikohen, si hasmëria, trafiku i drogës dhe sherri banal mes pjesëtarëve të familjes Çapja dhe autorëve.
Përplasja fizike
Nga momenti i vrasjes, prokuroria e policia e Elbasanit kanë shtrirë verifikimet e tyre hetimore në dy pista, si ajo e hakmarrjes nga anëtarët e fisit Mema dhe ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që trafikojnë drogë. Mirëpo nga grupi hetimor që është ngritur për këtë çështje po kryhen hetime dhe në një pistë të tretë, e cila bën fjalë për një sherr mes disa prej djemve të fisit Çapja dhe anëtarëve të një grupi tjetër kriminal në Elbasan. Nga të dhënat që ka arritur të mbledhur “Shqiptarja.com” besohet se përplasja fizike është bërë pak kohë më parë, ku djemtë e fisit Çapja kanë rrahur disa persona në Elbasan, të cilët konsiderohen nga policia lokale si kontigjent në tregtinë e drogës.
Konflikti është mbyllur aty për aty, duke mos u njekur rruga ligjore. Por duket se të dëmtuarit në këtë përplasje fizike dyshohen të jenë hakmarë ndaj djemve të fisit Çapja, duke qëlluar në mbrëmjen e 3 shkurtit 2016, plot 65 gëzhoja automatiku drejt 11 personave që ndodheshin në ambjentet e një lokali në pronësi të Agron Çapjes. Tashmë protagonistët e këtij sheri,të cilët rezultojnë të jenë me precedent penalë, po mbahen të shoqëruar në polici,ndërkohë që janë marrë disa herë në pyetje dhe i janë nënshtruar ekspertizave hetimore.Nga ana tjetër prokurorët thonë se sulmi ka qënë një “shfryrje dufi” duke qëlluar pa mëshirë.Ndërkohë një tjetër pistë ku po kryen shumë verifikime është ajo e pazareve të prishura për tregtinë e drogës, pasi nga agjentët policorë të terenit ka të dhëna se shkak i vrasjes mund të jetë kryer për këtë motiv.
Pyetja e të mbijetuarve
Disa nga personat e plagopsur që u është përmirësuar shëndeti, janë marë në pyetje në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ata kanë pohuar se nuk kanë arritur të shohin asnjë gjë pasi janë sulmuar befasisht.“Nuk kemi parë asgjë, pasi u shtrimë në tokë për tu mbrojtur”, mësohet të jetë shprehur njëri nga anëtarët e fisit Çapja. Të pyetur nga policia në lidhje me sulmin, ata nuk kanë pranuar të japin përgjigje të tjera, duke treguar se nuk dinin asnjë emër pasi s’kishin parë gjë.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com