Masakra në “Charlie Hebdo”, ja
dinamika e sulmit përmes karikaturave
Pas sulmit terrorist në satiriken “Charlie Hebdo”, mediat italiane kanë sjellë me anë të karikaturave dinamiken e ngjarjes, e cila i mori jetën 12 vetave.
Pas sulmit terrorist në satiriken “Charlie Hebdo”, mediat italiane kanë sjellë me anë të karikaturave dinamiken e ngjarjes, e cila i mori jetën 12 vetave.
Dy vëllezërit Kouachi janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në Francë pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.
Mes 12 viktimave ka humbur jetën edhe një grua, Elsa Cayat psikologe dhe psikoterapiste. Ajo kishte një rubrikë çdo dy javë në satiriken “Charlie Hebdo”. Gjithashtu ajo ishte autore e shumë librave, të fokusuar veçanërisht në lidhjet në çift.
Ja dinamika e sulmit përmes karikaturave Midis orës 11:00 dhe 11:30 dy burra të armatosur drejtohen në selinë e satirikes “Charlie Hebdo”, por përpara se të shkonin në numrin 10 të Nicolas Appert kanë gabuar objektiv dhe hyjnë në numrin gjashtë.
Një gazetare e cila ishte duke hyrë në gazetë është detyruar nga terroristët të hapë derën kryesore me anë të një kodi numerik.
Pasi kanë hyrë një nga terroristët ka vrarë një nga burrat në katin e përdhes. Më pas janë ngjitur në katin e parë ku po zhvillohej një mbledhje në redaksi me karikaturistët e të përjavshmes, aty ndodhi kasaphana.
Në dalje të pallatit ndeshen me një makinë të policisë, në këtë çast ndodh edhe shkëmbimi i parë i zjarrit me policët. Terroristët ja dalin të arratisen.
Qindra metra më tutje terroristët gjenden sërish përballë një patrulle të re. Këtu ndodh edhe ekzekutimi brutal i një polici të plagosur në trotuar. Ndërkohë që qëllon që nga terroristët humbet një nga këpucët duke u kthyer pas për ta rimarrë.
Terroristët janë larguar me një Citroen të zezë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34