Masakra në maratonën e Bostonit ka rikthyer edhe një herë vëmendjen në lidhje me reformën e emigracionit pasi autorët e sulmit me bombë ishin nga Çeçenia.

Ligjvënësit republikanë i kanë kërkuar Kongresit Amerikan përpara se të shqyrtojë reformimin e sistemit të emigracionit të përqwndrohet te forcimi i sigurisë kombëtare.

Ligjvënësit amerikanë do të shqyrtojnë këtë javë propozimin e dy partive kryesore për reformimin e sistemit të imigracionit si dhe zgjidhjen e statusit të rreth 11 milionë njerëzve, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme ose kanë qëndruar në vend pas skadimit të vizës në territorin amerikan.

Ky projektligj përcakton një rrugë të gjatë dhe të vështirë për marrjen e dokumenteve amerikane nga imigrantët, që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Kritikët thonë se përgjegjësit e sulmit me bomba në Boston është një shembull paralajmërues nga skeptikët e reformës së imigracionit dhe se duhet të forcohen masat e sigurisë dhe kontrollit për njerëzit, që duan të hyjnë në Amerikë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)