Parku Kombëtar i Lurës, dikur perla e vendit sot mund të quhet pa frikë një varrezë pyjore, e cila po masakrohet çdo ditë e më shumë. Në këtë video që qarkullon në internet shfaqen pamjet e një masakre të vërtetë të një natyre që po degradon dita-ditës, e shkatërruar jo më nga natyra, por nga dora e njeriut.
Pafuqishmëria për t’i vënë fre kësaj makuterie ka kthyer Lurën në një varrezë të vërtetë ku vendin e një natyre të bukur, me pemë të larta dhe liqene të kthjellëta e kanë zënë drurë të sharruar, të prerë përdhe dhe që ngarkohen më pas në kamionë për të siguruar fitime të padrejta nga kjo perlë që ka dhuruar natyra. Masakra nuk ka kursyer dhe liqenin e Lurës, i cilësuar më parë më i pastër edhe se vetë pasqyra. Ai sot duket një rezervuar me ujë të ndenjur sipër të cilit pluskojnë një sërë papastërtish.
JA VIDEO QE QARKULLON NE INTERNET
/Shqiptarja.com