Masakra në Beograd me 9 të vdekur, Qeveria serbe propozon reforma të reja pas ngjarjes së djeshme: Përgjegjësi penale që 12 vjeç

Masakra në Beograd me 9 të vdekur, Qeveria serbe propozon reforma të reja pas ngjarjes së djeshme: Përgjegjësi penale që 12 vjeç

1683201227_sadhdth.JPG

Serbia por jo vetëm është ende e tronditur pas masakrës që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një shkollë fillore në Beograd ku vdiqën 9 persona. Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12 vjeç pas sulmit të së mërkurës dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të zjarrit dhe shtrëngim i rregullave se kush mund të lejohet në ushtrime qitjeje.

Në një fjalim televiziv dje presidenti Vuçiç tha se 13-vjeçari, i cili sipas ligjit serb nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Ai e cilësoi sulmin si ditën më të vështirë në kohët moderne të vendit.

“Serbia është e bashkuara në këtë dhimbje, që është më e madhe se çdo dhimbje tjetër që mbajmë mend. Është përgjegjësia jonë të gjejmë shkaqet, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos ndodhë kurrë më”, tha presidenti.


Lajmi kryesor:

Masakra në Beograd, si 13-vjeçari planifikoi vrasjen për 1 muaj me hartë e listën me 15 fëmijët që donte të vriste! I mituri e dinte që ligji serb nuk e dënonte prej moshës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima