Masakra në Cetinje me 7 të vrarë, presidenti malazez shpreh ngushëllimet: Jam i shtangur dhe i tronditur

Masakra në Cetinje me 7 të vrarë, presidenti malazez shpreh ngushëllimet: Jam i shtangur dhe i tronditur

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, ka reaguar lidhur me masakrën e Cetinjës ku mbetën të vrarë 7 persona dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri banal në një tavernë që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.

Autori i këtyre vrasjeve Aco Martinoviq është në kërkim nga policia. Presidenti malazez ndjehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve.

'Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj.'

 


Lajmi kryesor:

Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Skandal! Të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Skandal! Të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët