Itali/ Masakra në Frosinone, vrasësi ishte ‘viktimë’: 4 shqiptarët shkuan në lokal për ta sulmuar, ai qëlloi menjëherë

Itali/ Masakra në Frosinone, vrasësi ishte ‘viktimë’: 4 shqiptarët shkuan në lokal për ta sulmuar, ai qëlloi menjëherë

Kasem Kasmi dhe Mikea Zaka

Së bashku me vëllanë dhe dy shokë ai shkon në një lokal mbushur me njerëz, por vritet nga një breshëri të shtënash armësh. E gjithë kjo dyshohet se ndodhi për një grua, por hetuesit kanë dhe një tjetër pistë mbi tregtinë e drogës dhe prostitucionim. Bëhet fjalë për për përplasjen e dy bandave shqiptare në Frosinone mbrëmjen e të shtunës.

Mediet italiane kanë zbardhur dinamikën e masakrës. Për Kasem Kasmin, 27-vjeçarin shqiptar, i njohur si Carletto, nuk pati shpëtim. 

Një tjetër shqiptar Mikea Zaka, 23 vjeç, u arrestua me akuzën e vrasjes.

 “Kam qëlluar për t’u mbrojtur”, ka rrëfyer ai para hetuesve që e kanë marrë në pyetje deri në orët e vona të natës. 

I riu Zaka, ishte rrahur disa herë nga kundërshtarët pasi po njihte një vajzë. Krahasuar me dinamikën e hetimeve të para skena e krimit të ndodhur në "Shake bar", duket se po përmbyset.

Pak para orës 19:30 në rrugën Aldo Moro, teksa plot të rinj dhe familjarë kishin dalë shëtitje, mbërriti një makinë Lancia e bardhë. Katër të rinj kanë zbritur nga makina: Kasemi, vëllai i tij Ervini dhe dy shokë. Me shpejtësi ata u drejtuan drejt pesë bashkatdhetarëve të tjerë të ulur në një tavolinë në ambientin e jashtëm të lokalit. Pati një debat, pastaj një seri të shtënash. 

VIDEO- Të shtënat

Skena u filmua nga kamerat e lokalit: të shtënat me armë ishin të paktën gjashtë, ndërsa klientët të tmerruar u fshehën poshtë tavolinave para se të iknin. Sipas dinamikës së zbardhur nga policia, ka qëlluar Mikea Zaka me një pistoletë të kalibrit 22. Shumica e të shtënave kanë përfunduar në drejtim të Kasemit, me plumba në mes barkut, kraharorit dhe qafës. 

27-vjeçari u rrëzua dhe vdiq pas rreth njëzet minutash në duart e mjekëve. Vëllai i viktimës dhe dy shokë të tjerë u plagosën. 

Arratisja - Vetëdorëzimi

Mikea iku në këmbë, në drejtim të Scalo dhe e hodhi armën në lumin Cosa. Ndërkohë policia kishte tashmë emrin e tij dhe i shkoi në shtëpi, në Casermone. 23-vjeçari, ndoshta edhe nga frika e hakmarrjes nga grupi i viktimës, së bashku me avokatin e tij Marco Maietta, janë vetëdorëzuar në komisariat rreth orës 22:00. 

Kam qëlluar për t'u mbrojtur”, ka rrëfyer ai para hetuesve, duke treguar edhe se ku e kishte hedhur armën. Kërkimet për gjetjen e armës vijojnë.

Motimi i Përplasjes

Dhe vijmë te motivi. Pas të shtënave nuk qëndronte një çështje droge, por një histori me një vajzë me të cilën 23-vjeçari kishte një lidhje romantike. Një marrëdhënie e refuzuar nga grupi i shqiptarëve të tjerë që e kishin rrahur tashmë në raste të tjera Mikea, duke e paralajmëruar që ta linte të qetë dhe të mos e shihte më. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse i riu ka qarkulluar i armatosur. 

Prokurori Antonio Guerriero dhe komisioneri i policisë Domenico Condello supozojnë një luftë mes bandave për drogën dhe prostitucionin. I arrestuari, sipas hetimeve të tjera të policisë, njihet si shpërndarjes droge në banesat publike të Casermone. Ndërkohë tre të plagosurit në gjendje të stabilizuar shëndetësore, dy janë të shtruar në Frosinone dhe një në Umberto në Romë./Përshtatur nga ilmessaggero

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 12/03/2024 08:24

    Nra se i kan ba presion per nji bir Shurre si i thojm na! Te shkojn e te lidhin shaken! Po edhe nra se ka shpernda kokain edhe ktyne ju ka besdis edhe aty i lumt pushka sepse gjithkush don me jetu. Lirim te shpejt se me shku 4 vet mi ra ne qaf nji 23 vjecari asht turp! Te marrin msim te gjith ata gangot e tiktokut ose ata si ju duket vetja Skenderbe se te gjith jan mishit e jo hekrit!

    Përgjigju
  • Lisi I gjate: 11/03/2024 23:09

    Nqs e kane bullizuar per shkak te vendlindjes I lumte Dora e pushka top iu befte.Nuk duhet paragjykuar as nenvleresuar asgje se ajo qe nenvlereson ta ha koken!Kjo ngjarje duhet te behet mesim per te gjithe pordhacet dhe gjasme gangsteret qe ta mbajne bythen drejt se plumbi I shpon te gjithe!Lirim te shpejte djalit!

    Përgjigju
  • Njoni: 11/03/2024 20:38

    Keta grupi lemerija nga miloti kishin koh qe e bullezonin ket lushnjarin e I thonin lepur lushnje doti hajm kryt si korbi pules. Ja cfar ndodhi. Ai normal qe osht vet mbrojt se ato kishin koh qe e ketrajtonin

    Përgjigju
    • Tirona: 11/03/2024 22:51

      .. O mik stë bo të fortë origjina.. kam rastis me nja 2 ngjarje nëpër EU e ktyne nga veriu i dukej vetja të paprekshëm por fatkeqësisht në çdo dor kan ik ka 2-3 vet pa bilet kthimi..Gjynof se po vriten çunat çdo javë nëpër Evropë.. Ta msojn kta tjerët që tmos i japin gojës para menies se ska loj me xhetona ktu.. Lushnja o lum miku ka qen zon rreziku e jo çdo kush e kalote.. Msim me pasoja por vejini gishtin kokës..

    • Ilir: 11/03/2024 21:17

      Ky eshte fundi i "trimave"... Varri.Varrezay neper Shqiperi jane plot me varre te shtrenjta... trimash. Keta nuk duan te jetojne jo.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë